Lajmi i fundit

VIDEO/ Vlorë: Atentatorët djegin makinën pa targa pas ekzekutimit mafioz, dyshohet për 3 vrasës

VIDEO-SYRI TV/ Avokatët e Vlorës, Korçës dhe Lushnjës: 3 ditë bojkot

12:42, 24/06/2022
A+ Aa A-

Dhomat e Avokatisë së Vlorës, Korçës dhe Lushnjës kanë vendosur që të bojkotojë seancat gjyqësore për 3 ditë. Avokatët shprehen se bojkoti do të vijojë në datat 27 28 dhe 29 qershor, çka do të çojë akoma edhe më shumë në kolaps sistemin e drejtësisë

SYRI TV

Dhomat Vendore të Avokatisë Vlorë dhe Korçë, vendosën të vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore si dhe masave të sigurimit më datë 27, 28 dhe 29 qershor. Kjo sipas kreut të Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj, vjen si një masë shtrënguese për mosreagim të instancave qëndrore të qeverisê shqiptare.

Gjithashtu, të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe  avokatët e Korçës të cilët vendosën sot për bojkotin 3-ditor të seancave të masave të sigurisë. Kreu i Dhomës së Avokatisë Arben Lena u shpreh se bojkoti po çon në kolaps sistemin e drejtësisë

Ndërkohë edhe Dhoma e Avokatisë në Lushnjë ka vendosur që të mos marrë pjesë në proceset gjyqësore, por ndryshe nga Vlora dhe Korça avokatët shprehen se do të marrin pjesë në masat e sigurisë

Vendimi për vetëm tre ditë bojkot vjen në pritje të zhvillimit tê interpelancës sê kërkuar nga opozita shqiptare, Ministrit të Drejtësisë në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco