Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Fol si politikan europian’/ Pse u tërbua Edi Rama nga kjo fjali e bullgarëve

‘Fol si politikan europian’/ Pse u tërbua Edi Rama nga kjo fjali e bullgarëve

12:35, 24/06/2022
A+ Aa A-

Ka një parim të pashkruar në Bashkimin Europian, që kur një vend vendos veton, kushdo që ka rezerva ndaj vendit që i është vendosur vetoja, nuk flet.

Kështu ndodhi edhe me Bullgarinë. Negociatat me Shqipërinë nuk u hapën, por afërmendsh çdokush e kupton se kjo situatë ka ardhur për shkak të problemeve të rënda në Shqipëri, që vetëm janë agravuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

“Unë mora mandatin e tretë dhe negociatat nuk janë hapur akoma,” tha Rama, duke shpalosur vetë realitetin e zi se fajtori është vetë ai për këtë situatë.

Miku i tij, Aleksandër Vuçiç e dekonspiroi në një intervistë kur tha se janë disa vende kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kurse gjermanët e CDU ishin shprehur pak më herët se ndaj Shqipërisë janë vendosur disa kushte që duhen plotësuar përpara se të hapen negociatat.

Por Edi Ramës i duhej të gjente fajtorin dhe ajo ishte Bullgaria. Për më shumë se dy ditë, lëshoi ndaj saj një përrua psikik që do kishte befasuar çdo njeri normal.

Reagimi i Bullgarisë erdhi vetëm të premten. Ministria e Jashtme publikoi një deklaratë të shkurtër, ku theksohej miqësia e ngushtë mes dy vendeve, ndërsa Edi Ramës i kujtojnë se politikanët ikin, kurse miqësia mes kombeve mbetet.

Por ajo që e tërboi Edi Ramën ishte fjalia ku atij i kërkohej të rregullonte gjuhën pas fyerjeve të pajustifikuara.

Sipas ministrisë, Ramës i mungojnë aftësitë komunikuese evropiane. Jo vetëm kaq, por Ramës i kërkohet që të përdorë një gjuhë të përshtatshme për një politikan evropian.

Këtu Rama sigurisht që do hidhej përpjetë. Ai pretendon se gjuha është mjeti i tij i fortë. Propaganda është gjithçka ka ai si njeri dhe si kryeministër.

Por bullgarët kanë prekur aty ku duhet. Ai jo vetëm nuk përdor gjuhën e një politikani evropian, por është në thelb një politikan lindor, një satrap oriental që i ka sytë më shumë nga Serbia dhe për rrjedhojë edhe nga Rusia.

Së bashku me Vuçiçin janë një dhe të ngjashëm në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani24/06/2022 12:40

EDVIN KRISTAQ RAMA, ME STILIN E TIJ ENVERISTO-STALINIST TË FANARIT NDRIÇUES TË EVROPËS NË BRIGJET LINDORE TË ADRIATIKUT, KA THËNË TË VËRTETA TË MËDHA! AI IA PLASI HAPUR NË MES TË BRUKSELIT BYTHËQIRËLLËKUN EVROPIAN, BUROKRATËVE TË KORRUPTUAR DHE BYTHËQIRË TË EVROPËS!! I JAP 1000% TË DREJTË DHE E MBËSHTES PLOTËSISHT THIRRJEN DHE DENONCIMIN E EDVIN KRISTAQ RAMËS!! SEPSE EVROPA KURVË PLAKË, KA VITE QË PO I BËN KËTO LOJRA TË NDYRA KURVO-BUROKRATIKE ME VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR, TËRHIQ E MOS E KËPUT!! NXJERRIN VETËM LLOJ-LLOJ PRETEKSTE KURVASH PËR REFUZIMIN DHE MOSPRANIMIN E TYRE PËR TË HAPUR NEGOCIATAT DHE PËR TË HEQUR VIZAT PËR QYTETARËT E REPUBLIKËS SË PAVARUR SHQIPTARE TË KOSOVËS!! DUHEJ QË EVROPA T'UA FUSTE PREJ KOHËSH TË DYJA KËMBËT NË NJË KËPUCË KËTYRE KLEPTO-DIKTATORËVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR, DUKE U BËRË PRESIONE TË FUQISHME, SANKSIONE DHE BLLOKADA POLITIKE DHE EKONOMIKE, PËR TË PLOTËSUAR KUSHTET DHE KRITERET E VENDOSURA PREJ TYRE, DHE JO TË TALLIN BYTHËN ME POPUJT E KËTIJ RAJONI TË NXEHTË! JO NJË HERË I VLERËSOJNË DHE I MBURRIN KOT ME KOT, SIPAS INTERESAVE TË TYRE, DHE PASTAJ PASI DËRRMOJNË ME RAPORTET E TYRE SKANDALOZE, U THONË SE JENI NË RRUGËN E DUHUR, KENI BËRË REFORMA TË MËDHA, KENI BËRË PROGRESE TË JASHTËZAKONSHME, POR JA QË NUK UA HAPIM DOT NEGOCIATAT, SEPSE GJASME NUK ËSHTË DAKORD GREQIA ME EMRIN E MAQEDONISË, PASTAJ PASI NDRYSHOHET EMRI I MAQEDONISË, NA DEL QË NUK ËSHTË DAKORD AS BULLGARIA SEPSE KA PROBLEME ME GJUHËN MAQEDONASE!!! NDËRKOHË QË NË TË VËRTETË, ASHTU SIÇ E DINË JO VETËM E GJITHË EVROPA POR TË GJITHË POPUJT E BALLKANIT PERËNDIMOR, QË EVROPA NUK I HAP KURRË NEGOCIATAT DHE NUK I PRANON KURRË NË BE VENDET KLEPTO-DIKTATORIALE, ANTIDEMOKRATIKE DHE KU SUNDOJNË KRIMINELËT DHE LIGJIN E BËJNË NARKO-BANDAT DHE QEVERINË E DREJTOJNË ORGANIZATAT KRIMINALE SOROSIANO-MAFIOZE!!! KJO ËSHTË E VËRTETA QË EVROPA NUK E THOTË TROÇ!!! KJO ËSHTË E VËRTETA QË BUROKRATËT E KORRUPTUAR TË BE NA E FSHEHIN!!! SEPSE ËSHTË NJËKOHËSISHT EDHE DËSHTIMI I TYRE I TURPSHËM!! PRANDAJ NARKO-SATRAPI SULLTANO-PUTINISTO-SOROSIAN I SURRELIT KA SHUMË TË DREJTË NË KLITHMAT E TIJ NË MES TË BRUKSELIT!!!

Shto koment

Denonco