'Ramën e lëshojnë dhe socialistët'/ Sondazhi: Shumica e shqiptarëve të pakënaqur me qeverinë

'Ramën e lëshojnë dhe socialistët'/ Sondazhi: Shumica e shqiptarëve të pakënaqur me qeverinë

22:12, 23/06/2022
A+ Aa A-

Në një anketë të fundit të kryer në vend, shqiptarët janë pyetur lidhur me besueshmërinë e institucioneve në vend, si dhe vlerësimin e tyre për punën e qeverisë në fusha të ndryshme.

Nga të dhënat e dala nga kjo anketë, më shumë se gjysma e shqiptarëve vlerësuan negativisht (50,7%) punën e qeverisë për ekonominë e vendit.

Gjithashtu edhe puna për bujqësinë u vlerësua negativisht nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (53,8%).

Ndërkohë, referuar partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se 74% e socialistëve kanë vlerësim të mirë për punën e përgjithshme të qeverisë, por këtu vlenë të theksohet fakti që Rama ka humbur 26% të vlerësimit edhe nga socialistët e vetë, vetëm një vit pas marrjes së mandatit të tij të tretë.

Mes votuesve neutralë, pjesa më e madhe e atyre që kanë dhënë një vlerësim pozitiv apo negativ, mbështet këtë të fundit (30,2%).

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, mes datave 23 maj – 4 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco