Nënkryetari i PD: Rama në krah të Vuçiç për interesa personale! S’ka plotësuar 15 kushtet për në BE

22:09, 23/06/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv vizitën dhe deklaratat e kryeministrit Rama në samitin e Brukselit. Boçi tha se qeveria e Ramës nuk ka plotësuar 15 kushtet për tu çelur negociatat e integrimit në BE.

"Rama i ka marrë të gjitha pushtetet, i komandon të gjitha, dhe Presidencën tani. Nuk janë plotësuar 15 kushtet.

Rama del në krah të Vuçiç, nuk mbron pozitën e Shqipërisë, por të Serbisë e cila nuk ka të njëjtën situatë me ne, pasi është në prag të hapjes së kapitujve."-tha Boçi.

Më tej ai deklaroi se shikon një tendencë që për favore personale Rama nuk orientohet drejt Bashkimit Europian.

"Sjellja e tij është anti BE-së me mënyrën që menaxhon të gjitha gjërat."-tha Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco