Kryemadhi: Kompanitë e inceneratorëve, 170 milionë dollarë evazion fiskal! Do nxjerrim provat

Kryemadhi: Kompanitë e inceneratorëve, 170 milionë dollarë evazion fiskal! Do nxjerrim provat

21:48, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka denoncuar një tjetër skandal në lidhje me kompanitë e inceneratorëve, ku sipas saj kanë bërë evazion fiskal 170 milionë dollarë.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Kryemadhi njoftoi se do të publikojë provat javën që vjen dhe më pas do të dorëzojë dosjen në SPAK.

Kryemadhi: Ke një rast unikal, çështja e inceneratorëve, që mbahet peng. BE, nuk shohin zyrat e BE në Shqipëri por BE e ka dosjen e inceneratorëve mbi tavolinë

Shumë shpejtë, edhe SPAK-u, edhe opinioni publik do të kenë një dosje me evazion fiskal mbi 170 milionë dollarë të kompanive të inceneratorëve. Janë fshehur 170 milionë dollarë.

Kjo do të thotë se 170 milionë dollarë u janë fshehur zyrave të taksapaguesve shqiptarë.

Do t’ju bëj publike javën e ardhshme, jo dallavere rrugësh, por fatura me fotografi, me numër fature dhe me emra të lidhur drejtpërdrejtë me kompanitë e inceneratorëve.

Ka dosje shtesë të inceneratorëve që konfirmon që kanë bërë 170 milionë dollarë evazion fiskal. Do ta bëj publike javën tjetër dhe do ta dorëzoj pastaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco