Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Curri: Në Shqipëri s’ka shoqëri civile, tani është koha e Berishës për të thirrur protesta

21:28, 23/06/2022
A+ Aa A-

Analisti Arian Curri deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se në Shqipëri s'ka shoqëri civile sepse kemi ende nevojë për kulturë demokratike për të krijuar shoqëritë civile.

Ai deklaroi se shoqëria duhet të jetë politike për interesat qytetare dhe të merren më gjerat e tyre politikisht.

Më tej ai tha se s’ka rëndësi kush i thërret protestat pasi shoqëria civile u provua dhe tashmë është koha e opozitës e Berishës për të mbledhur qytetarët.

“OJF e OJQ duket se janë pozicionuar djathtas e majtas, ose sponsorizime nga jashtë. Për mua shoqëria duhet të jetë politike dhe fare civile.

Politike jo në kuptimin e militantizmit, por nga polisi, interesi i qytetarëve për tu marrë me gjërat e tyre politikisht.”-tha Curri.

“Le ta provojë njëherë opozita, testohet më 7 korrik.”-deklaroi Curri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco