Berisha: Rama vodhi mandatin e tretë, prandaj s'çelen negociatat! Protestoni më 7 korrik

20:01, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD Sali Berisha ka komentuar në rrjete sociale vizitën e Ramës në Bruksel dhe 'JO'-në për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Berisha thotë se Rama mandatin e tretë e vodhi, nuk e fitoi, dhe për këtë arsye me kryeministrin Rama nuk çelen negociatat.

Berisha thotë se Rama në Bruksel u soll si një dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë ndërsa ftoi qytetarët të protestojnë më 7 korrik.

Statusi i Berishës
Mandatin e tretë nuk e fitove, por e vodhe! Prandaj kurrë nuk çelen negociatat me ty!! Te dashur miq,  i sfazuar nga ‘JO’ e madhe e liderëve të BE për hapjen e negociatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot në samitin në të cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë! 

Ai rrahu gjoksin duke thënë si me krenari se: ‘M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria.’

Në fakt, i them këtij hokatari, shkaku kryesor siç pohon edhe ai vete, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur vota. 

Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që me të BE nuk hap negociatat me Shqipërinë. Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë! 
Më 7 korrik të gjithë jeni të ftuar në proteste! Largimi i Ramës është shpëtimi i Shqiperisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco