Vizita në Shqipëri, Mike Pence takon opozitën iraniane në Manzë

Vizita në Shqipëri, Mike Pence takon opozitën iraniane në Manzë

19:37, 23/06/2022
A+ Aa A-

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ditën e sotme po viziton disidentët iranianë në Shqipëri. 

Pence është pritur nga përfaqësuesit e opozitës iraniane dhe do të mbajë një fjalim politik për ata që mbështesin një Iran demokratik dhe laik.

Pence, sapo ka mbërritur është takuar edhe me Presidenten e sapozgjedhur të NCRI Maryam Rajavi dhe tani pritet të takohen me ata që pësuan abuzime.

Pence po viziton selinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një grup përfaqësues për grupet disidente që kundërshtojnë regjimin dhe që gjetën një mbështetje nga një numër zyrtarësh të epokës Trump, duke përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Ai kishte folur në një ngjarje të NCRI vitin e kaluar kur kishte paralajmëruar për rreziqet e dobësisë nga Perëndimi ndaj Teheranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco