VIDEO/ Bujar Leskaj: Çështja çame e pazgjidhur, duhet të ndërkombëtarizohet!

19:16, 23/06/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Bujar Leskaj foli në Kuvend për çështjen Çame. 

Leskaj tha se çështja mbetet e pazgjidhur dhe se duhet të ndërkombëtarizohet. 

Ai tha se qeveria shqiptare duhet të ngrijë të gjitha marrëveshjet dypalëshe që janë në diskutim me Greqinë, derisa Athina të heqë ligjin absurd të luftës. 

"Qeveria shqiptare nëse ka dinjitet shqiptar kombëtar duhet të ndërmarrë një moratorium për të ngrirë të gjitha marrëveshjet dypalëshe që janë në diskutim me Greqinë, derisa Athina të heqë ligjin absurd të luftës me Shqipërinë dhe të fillojë bisedimet dypalëshe për çështjen Çame. Siç sugjerojnë edhe ekspertët kombëtarë, Shqipëria si anëtare e OKB, NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, duhet të shtrojë për diskutim çështjen Çame dhe të drejtat e popullsisë çame për t'u kthyer në pronat dhe trojet e veta në Greqi si dhe të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës për këto 78 vjet shfrytëzimi të tyre nga shteti grek. Çështja Çame që në fakt për ne duhet të jetë kauza çame, duhet të ndërkombëtarizohet", tha Leskaj. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco