Burimi: Rama sot në Bruksel si përpëlitja e një rosaku pa kokë! Po thellon disfatën e popullit shqiptar

18:35, 23/06/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari i Radio Franc Genc Burimi ka folur për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë në Samitin e BE-së të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel.

Burimi ka bërë një analizë të situatës gjeopolitike në rajon, ku sipas tij Rama sot në Bruksel i ka ngjarë me një rosak pa kokë, i cili jo vetëm nuk po nxjerr mësime nga gabimet por po e fut më thellë disfatën e popullit shqiptar.

Burimi: Sot janë shkelur shumë vija të kuqe. Sot Rama më ngjan me përpëlitjen e një rosaku pa kokë. Jo vetëm që nuk nxjerr mësime nga gabimet por e fut më thellë disfatën e popullit shqiptar.

Sot kemi dy vende, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të cilat e kanë të bllokuar rrugën në BE. Ky është fakt bruto. Maqedonia e Veriut për shkak të Bullgarinë pasi kanë një konflikt mes dy palëve ashtu siç e kemi ne me Greqinë për ujërat detare dhe ne s’mund të ndërhyjmë sot te bullgarët dhe ti themi jeni ‘trapa’, jeni gabim dhe kur e bën Rama këtë është një cenim diplomatik dhe një çmenduri politike. Edhe Serbia e ka rrugën e bllokuar në BE për shkak të kahjes së saj pro ruse që po merr.  

Shqipëria të shërbente si shembull për popullin serb që uleni kokën dhe punoni që të jeni nesër në BE. Dhe këtë fakt sot Rama e hedh në erë dhe e shkel me këmbë duke u bashkuar me dy dështakë. Me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Është një miopi e pashoq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco