Zaimi: Deklarata e Ramës tregon se kanë negociuar me Rusinë! Në Bruksel si zëdhënës i 'Open Balkan'

18:22, 23/06/2022
A+ Aa A-

Analisti Arbër Zaimi komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv vizitën dhe deklaratat e Ramës në samitin e Brukselit. Zaimi tha se Rama ka marrë përsipër të jetë zëdhënës i vendeve që janë pjesë e ‘Balkanit të Hapur’.

“Rama është ai të cilit i është lënë kjo detyrë. Zëdhënës i frustrimit dhe i vendeve të tjera.

Nuk e di a do jetë fitimprurëse për shqiptarët.”-deklaroi Zaimi.

Më tej ai u shpreh se 'Ballkani i Hapur' nuk ndikon tek Kosova ndërsa shtoi se po bëhet presion ndaj këtij shteti nga ‘Open Balkan’.

“Kjo nismë pengon vetë ato vende që janë pjesë, sa i përket marrëdhënieve me BE.

Ka forca në BE dhe vende të tjera që mund të jenë pro Ballkanit të Hapur.

Sa i përket BE në Ballkanin Perëndimor, flet përmes ‘Procesit të Berlinit’.”-deklaroi Zaimi.

Për deklaratën e Ramës se paqja në rajon vjen vetëm përmes nismës 'Ballkani i Hapur', Zaimi tha se Ballkani është në paqe dhe të vetmit që sjellin luftë janë rusët. 

Sipas tij, teksa Rama thotë se 'Ballkani i Hapur' është formula që Rusia të mos sjellë luftë në Ballkan, tregon për një formulë të negociuar paraprakisht me Rusinë.

"Nëse Rama po na thotë se 'Ballkani i Hapur' është formula që Rusia mos të sjellë luftë në Ballkan, i bie që kjo është një formulë e negociuar paraprakisht me Rusinë. E pamundur të shprehesh kështu kur nuk ka luftë në Ballkan.”-tha Zaimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco