Ish-kryeministri Meksi: Me të ardhurat suplementare në buxhet, qeveria të ulë çmimet e rritura

Ish-kryeministri Meksi: Me të ardhurat suplementare në buxhet, qeveria të ulë çmimet e rritura

18:07, 23/06/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve në vend, duke theksuar se kjo situatë po rëndon ekonomin shqiptare duke ulur ritmet e zhvillimit të saj.

Sipas Meksit, gjithashtu po rëndohet dhe jeta e familjeve shqiptare, shtresat më të varfëra të së cilës nuk mund ta përballojnë.

Duke vënë theksin te rritja e të ardhura suplementare të pa parashikuara në buxhetin e miratuar për viti 2022, Meksi kërkon që detyrimisht, qeveria një pjesë të tyre ta përdori për të ulur çmimet e rritura të këtyre lëndëve të para.

Postim i plotë i Aleksandër Meksit:

Jashtë çdo diskutimi kriza ekonomike që po trondit jo vetëm Evropën, rezultat i agresionit rus në Ukrainë, rëndon ekonomin shqiptare duke ulur ritmet e zhvillimit të saj, por rëndon dhe jetën e familjeve shqiptare, shtresat më të varfëra të së cilës nuk mund ta përballojnë.

Po ndjek për ditë çfarë masash merr BE apo dhe vende të veçanta të saj, për tu dëmtuar sa më pak që të jetë e mundur, ekonomia në tërësi dhe familjet në veçanti. Masat kryesore janë në drejtim të mos rritjes, brenda mundësive, të çmimeve të produkteve djegëse (nafta, benzina dhe gazi) dhe energjisë elektrike, ashtu dhe duke ndihmuar familjet ne vështirësi në forma të ndryshme e të vazhdueshme.

Si rritja e çmimeve pra dhe fitimet ekstra për shtetin dhe tregtuesit e lëndëve djegëse e jo vetëm të tyre janë rezultat i Luftës dhe sanksioneve, ashtu dhe inflacion si pasoj. Pra nuk janë dukuri të zhvillimit apo ecjes së ekonomisë. Mund të jenë të përkohshme, por edhe afat gjatë...koha do ta tregojë.

Shikoj që pak po behët ndër ne në këtë drejtim, prandaj mbi bazën e përvojave të mësipërme po them se Qeveria përderisa ka të ardhura suplementare të pa parashikuara në buxhetin e miratuar për viti 2022, duhet detyrimisht që një pjesë të tyre ta përdori për të ulur çmimet e rritura të këtyre lëndëve të para.

Mendoj apo propozoj se duhet të zvogëlohet fillimisht akciza dhe tvsh e lëndëve djegëse së paku me 30-40 Lekë (të reja) për litër për karburantet dhe të mbrohet Çmimi i energjisë. Njëherazi dhe ndihma për shtresat e varfëra dhe pensionistët. Po ashtu dhe masa të tjera kundra fitimeve ekstra sipas shembullit të vendeve të BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco