Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Gabime strategjike’/ Panchev: Rama s’e çon dot Shqipërinë në BE, pas tij qëndron Vuçiç

16:37, 23/06/2022
A+ Aa A-

Eksperti i çështjeve të rajonit Anton Panchev komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv samitin e BE-së dhe rrëzimin e qeverisë bullgare.

Panchev tha se Edi Rama nuk përdor gjuhë diplomatike ndërsa shtoi se ai për fat të keq dështon gjithmonë dhe nuk mund të sigurojë të çojë Shqipërinë në BE.

“Ka bërë gabime strategjike. Në vend që të kërkonte ndarjen me RMV shumë më herët, zgjodhi të jetë me Shkupin. Fjalët e rënda ndaj Bullgarisë nuk mund ta ndihmojnë atë.”-tha Panchev.

Më tej eksperti tha se Vuçiç është shumë dinak dhe qëndron pas sulmeve ndaj Bullgarisë.

"Vepron për të mbrojtur interesat e vendit të tij."-deklaroi Panchev.

Sa i përket propozimit francez, eksperti deklaroi se është i mirë për Bullgarinë pasi janë përfshirë të gjitha kërkesat bullgare.

“Disa parti po thonë ne besojmë presidentin francez, disa preferojnë të ketë më shumë garanci me afate konkrete për Shkupin.

Kërkesat janë legjitime. Kryeministri Kovaçevski tha se s’e pranojnë propozimin francez, dhe kthehemi prap në pikën zero.”-tha ai.

Panchev tha se nuk kuptohet pse Rama sillet në mënyrë të tillë ndërsa shtoi se ai kërkon të gjejë një justifikim për dështimin e politikës së tij.

"Rama duhet të mbajë kontakte të mira me Bullgarinë."-deklaroi Panchev në Syri Tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco