Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Spoti jozyrtar i protestës së 7 korrikut 'Shqipëria në rrezik’ kundër Ramës

15:29, 23/06/2022
A+ Aa A-

Gazetari i protestave në ‘Laprakë dhe në zonën e 5 Majit’ Bled Marku krijon spotin jozyrtar të protestës së 7 korrikut: ‘Shqipëria në rrezik’ kundër Ramës.

Gazetari Marku ka publikuar spotin jozyrtar të protestës së 7 korrikut, e cila është thirrur nga Shoqëria Civile dhe Partia Demokratike.

Tryeza e një dite më parë ku morën pjesë drejtues, aktivistë të shoqërisë civile dhe personalitete përçoi mesazhin e qartë, të protestave.

'Duhet e gjithë Shqipëria t’i dalë kundër këtij regjimi', ishte apeli i gazetarit Marku në tryezë teksa vuri në vëmendje apelin e kryetarit të PD, Sali Berisha:

'Qytetarët shqiptarë, ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht t’i dalin zot vetes, të marrin në dorë fatin e tyre, të fëmijëve të tyre.

Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është më datën 7 korrik në orën 19.00. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet', citohet Berisha në spotin e bërë publik në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco