Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Maqedonia refuzon propozimin francez, Kovaçevski kërcënon BE: Po lë hapësira për ...

Maqedonia refuzon propozimin francez, Kovaçevski kërcënon BE: Po lë hapësira për ...

15:04, 23/06/2022
A+ Aa A-

Me një reagim të fortë pas refuzimit të Bullgarisë për të hequr veton, Maqedonia e Veriut refuzoi planin francez për ecurinë e procesit të integrimit.

‘Maqedonia e Veriut është kandidate prej 18 vitesh. Por jemi sot këtu dhe ende nuk kanë nisur negociatat. Kjo është goditje e besueshmërisë së BE. Vendi im dhe Shqipëria nuk mund të jenë të ngecura në këtë situatë sepse një vend i vetëm nuk bashkërendohet për zhbllokimin e rrugëtimit europian për ne.

Kjo i jep hapësira palëve të treta që do të mbushin boshllëkun në mënyrë të pashmangshme. Ne iu jemi dedikuar fort reformave, tani është koha që BE të përmbushë premtimet e veta. Duhet siguruar që Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja.

Propozimi i Francës është i papranueshëm për mua. U them qytetarëve se duhet të jenë në paqe dhe t’i siguroj se kemi vendosur interesat e vendit para të gjithëve’, tha Kryeministri i Dimitar Koveçevski, pas mbyllje së samitit.

Kovaçevski shtoi se tre shtetet nismëtare të Ballkanit të Hapur do ta çojnë përpara nismën, pas refuzimit të BE-së.

‘Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia do të fillojnë në mënyrë aktive të realizojnë katër liritë e BE. Duam vetëm respekt për identitetin gjuhësor dhe etnik të qytetarëve të mi dhe të anëtarësohemi me dinjitet siç kanë bërë vendet e tjera’, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco