Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Negociatat/ Kancelari Scholz: Rajoni ka 20 vite që pret, të mbajmë premtimin

Negociatat/ Kancelari Scholz: Rajoni ka 20 vite që pret, të mbajmë premtimin

14:46, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, i cili që kur ka marrë mandatin në krye të qeverise gjermane i ka mëshuar nevojës për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel, ku ndodhet për Samitin e Këshillit Europian, kancelari gjerman foli për nevojën e mbajtjes së premtimeve nga ana e BE-së.

“Sot zhvillojmë një diskutim shumë të rëndësishëm me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme pasi për gati 20 vite, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë pritur për mundësinë e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas këndvështrimit tim, është shumë e rëndësishme që ky të bëhet tani një premtim i besueshëm, pasi përpjekjet e shumta që këto shtete kanë bërë duhet të çojnë tani drejt integrimit”, ishin fjalët e tij.

Ndërkohë kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Kiril Pektov, edhe pse shprehu pëlqimin për planin francez mbi zhbllokimin e negociatave, deklaroi se sipas tij nuk ka shans që Sofja të heqë veton ndaj Shkupit gjatë samitit aktual. Sipas tij, një zhvillim pozitiv mund të vijë gjatë ditëve në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco