Takimi me shoqërinë civile/ Kuçana: Një nga takimet më të rëndësishme të opozitës

Takimi me shoqërinë civile/ Kuçana: Një nga takimet më të rëndësishme të opozitës

13:00, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje aktoreve të shoqërisë civile në Shqipëri, të bashkohen dhe mobilizohen për të shpëtuar vendin, nga regjimi që ka instaluar qeveria.

Mesazhin, lideri i opozitës,  e dha gjatë tryezës,  me përfaqësues të shoqërisë civile,  të cilët u mblodhën për të diskutuar problemet aktuale me te cilat përballet Shqipëria dhe rezistencën e  aktorëve  opozitare.

Kryetari  i demokratëve,  u ndal edhe në 'plagën' e largimeve masive nga vendi,  duke e cilësuar shpopullimin si një politikë të qeverisë Rama. 

Berisha akuzoi qeverinë se ka shpërfillur interesin e qytetarëve, ndërsa foli edhe për lidhjet e pushtetit me krimin e bandat. 

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv për të folur më shumë në lidhje me këtë takim ishte Ilirjana Kuçana, pedagoge/aktiviste.

Kuçana tregoi ndër të tjera, rëndësinë e këtij takimi, i cili sipas saj është do të pasoj ëmë shumë të tjerë tëq ngjashëm, më synim shpëtimin e vendit.

“Përsa i përket takimit të djeshëm unë mendoj se është një nga takimet më të rëndësishme që i ka ndodhur opozitës. Dje, kishte njerëz qëndrestarë që kanë mbrojtur kauza të rëndësishme, në panel kishte njerëz që i kanë dhënë shumë kësaj shoqërie, të cilët janë bashkuar për t’i dhënë përgjigje pyetjes: Çfarë duhet të bëjmë? Pas një diskutimi prej shumë orësh, siç e keni parë dhe ju, arritëm në përfundimin se duhet të bëjmë protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Mendoj se ka ardhur momenti t'i dalim zot këtij vendi. Çdo intelektual, çdo njeri i ndershëm duhet t’i bashkohet kësaj kauze për të shpëtuar Shqipërinë.

Ne, do vazhdojmë me takimet, në vazhdimësi, në mënyrë që të vazhdojmë kauzën tonë”, u shpreh Kuçana.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco