VIDEO-SYRI TV/ Akuzat e rënda për lidhjet e Ballës me Sharrën, ja çfarë tha Berisha kur iu ndërpre fjala

12:52, 23/06/2022
A+ Aa A-

Lindita Nikolla po e drejton në mënyrë skandaloze Kuvendin e Shqipërisë.

Thuajse në çdo seancë, ajo po e lë opozitën pa të drejtën e fjalës, ndërkohë që nismat e opozitës ose po anashkalohen, ose po rrëzohen në shkelje të hapur dhe flagrante.

Ditën e sotme, teksa kryetari i PD, Sali Berisha nisi të denonconte një skandal të rëndë të Taulant Ballës, ajo ia ndërpreu fjalën.

“Unë dua t’i them Gentian Sharrës, parlamentit, se i ke kohërat e numëruara. Merr pak regjistrimet e Gentian Sharrës, se çfarë thotë Gentian Sharra për ty në telefonatat që ke me të.

Të garantoj se nuk do të shpëtosh kurrë nga krimet në Elbasan me Gentian Sharrën dhe të tjerë. Tani është zbardhur fytyra jote e zezë.

Tani të kanë dalë të gjitha lakuriq, siç janë në telefonatat që ke bërë me Gentian Sharrën. Sepse është anëtar i rrezikshëm i Bandës së Elbasanit. Ua them me përgjegjësi të plotë këtë. Ka të paktën 50 telefonata me Gentian Sharrën. Prandaj keni bërë ligjin ju që kush përmend regjistrimet e Bandës së Elbasanit, ka pesë vjet burg.

Ftoj mediat të publikojnë çdo regjistrim. Je boshti, je strumbullari i të gjithë telefonatave dhe je i implikuar, je i implikuar me intriga me pasoja shumë të rënda,” tha Berisha.

“Nuk ke Zot, të mbron Edi Rama dhe Ulsi Manja, këta të mbrojnë. Por këta do të marrin vendin që u përket dhe i bindur të jesh se ato telefonata do të të çojnë ty te Dumani, tek ata të tjerët, tek të cilët e ke vendin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gima23/06/2022 14:08

E more Berish,zoti te dhashte shendet edhe shume vjet,sepse pa ty nuk ka shqiperi.

Shto koment

Denonco