Lajmi i fundit

EMRI/ Gjendet i vdekur një person anës lumit në Fier, ja dyshimet e para

Sulmi i Ramës ndaj Bullgarisë/ Robelli: Negociatat nuk po hapen prej gjendjes së demokracisë në Shqipëri

Sulmi i Ramës ndaj Bullgarisë/ Robelli: Negociatat nuk po hapen prej gjendjes së demokracisë në Shqipëri

12:30, 23/06/2022
A+ Aa A-

Gazetari i njohur kosovar, Enver Robelli, reagoi ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj Bullgarisë.

Sipas tij, këto sulme janë pa vend, ndërkohë që negociatat nuk po hapen për shkak të gjendjes së demokracisë në Shqipëri.

“Krejtësisht e pavend gjuha e Edi Ramës kundër Bullgarisë. Sillet më maqedonas se maqedonasit, pa ia kërkuar askush. Bullgaria nuk e ka marrë peng Shqipërinë. Bullgarët i kanë vënë veto Shkupit, sado e padrejtë të jetë kjo veto.

BE, po të donte, do t'i hapte negociatat me Shqipërinë dhe do të priste derisa të zgjidhet ngatërresa bullgaro-maqedonase. Por në BE nuk ka disponim për ta favorizuar Shqipërinë. Arsyet për këtë nuk janë vetëm në BE, por edhe te gjendja e demokracisë në Shqipëri (gjendje e mjerueshme), te reforma për drejtësi që shpesh është vetëm fasadë, te mosndëshkimi i bartësve të korrupsionit, te oligarkizimi i ekonomisë, te ndarja e resurseve shtetërore mes ortakëve të pushtetit, te kontrolli i mediave, te mungesa e etikës dhe përgjegjësisë publike.

Polemikat toksike ndaj Bullgarisë nga ana shqiptare janë kontraproduktive. Sidomos në historinë më të re Bullgaria ka mbajtur qëndrim shumë pozitiv ndaj Kosovës, jo vetëm me pranimin e pavarësisë, por edhe me përkrahjen e Kosovës në forume ndërkombëtare, në qershor 2009 Bullgaria e hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të ekstraduar ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku. Ai ishte arrestuar shkurt në Bullgari në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lansuar nga Serbia.

Në të kaluarën edhe Shqipëria ka marrë mjaft përkrahje nga Bullgaria - si në rrugën e integrimeve europiane, ashtu edhe në procesin e hyrjes në NATO. Konflikti i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut u përket këtyre dy vendeve, jo Shqipërisë. Shqipëria ka detyra të tjera. Meqë ato detyra nuk i ka plotësuar dhe s'po arrin ta zbus skepticizmin në Europën Perëndimore, rruga më e lehtë është polemika kundër Bullgarisë,” shkruan Robelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco