VIDEO/ Habit Olta Xhaçka: U bëra investitore strategjike vetëm për disa çadra në plazh

12:17, 23/06/2022
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, reagoi për herë të parë për skandalin e marrjes së titullit të investitorit strategjik nga qeveria ku bën pjesë.

Por edhe pse ky skandal nuk ndodh as në republikat e bananeve, Xhaçka tha se nuk ka asgjë të paligjshme në këtë mes.

Për më tepër, ajo tha se ky është investim privat, duke habitur më tej me deklaratën e saj se titullin e investitorit strategjik e ka marrë për shkak të disa çadrave në plazh. Sipas saj, ky investim po bëhet me paratë e të shoqit biznesmen, Artan Gaçit.

“Ky investim është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat. Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30-vjeçare si një biznesmen i suksesshëm të papërfshirë në tendera apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike! E dini se çfarë ka përfituar konkretisht? Se jam e sigurt që nuk e dinë as shumë nga kolegët e PD. Si investitor strategjik, ka fituar të drejtën për të pasur prioritet në lidhjen e kontratës së përvitshme me bashkinë për marrjen me qira të plazhit përpara hotelit”, tha Xhaçka.

'Ka përfituar të drejtën, sigurinë juridike, që në plazhin përpara hotelit me 5 yje, për të cilin do të duhet të lidhë kontratë qiraje çdo vit, të paguajë tarifa çdo vit, dhe të cilën do t’ua vërë në dispozicion klientëve pa tarifë, siç ndodh në të gjithë botën, nuk do të mbijë ndonjë diskotekë a beach bar i radhës, nuk do të zhvendoset ndonjë i fortë i zonës dhe nuk do të ndodhin ato abuzime sporadike që ndodhin me administratorët lokalë që i lidhin kontratat e qirave edhe sipas qejfit, duke shkaktuar edhe konflikte siç kemi parë shpesh".

Por deputeti demokrat, Agron Shehaj i kërkoi ministres të bëjë transparencë “ku i gjeti milionat”.

“Imagjinoni sikur në Itali, Greqi, Francë kudo që të jetë, imagjinoni sikur të mblidhej Këshilli i Ministrave edhe t’i kalonte pronën publike në përdorim një prej anëtarëve të kabinetit. Prona publike, e ke në vendim. Është fakt. Ato që thoni ju janë broçkulla. Është VKM dhe VKM-ja thotë lejimi i përdorimit të brigjeve të detit është pronë. Kushtetuta ka një nen kastile për këtë punë, për të ndaluar që ju si deputetë edhe si ministre të fusni duart në prona publike, e parashikon Kushtetuta. Nuk ju vjen turp të vini këtu me xhepat bosh edhe dilni me resorte me 5 yje. Dhe thua pa gjë të keqe, do investojë miliona. Ku i gjetët milionat zonjat ministre? Ku i gjetët milionat? Bë transparencë”, tha deputeti Shehaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco