Berisha: Skllavi i Vuçiçit nuk pranon të trajtojë gjenocidin serb në Kosovë

Berisha: Skllavi i Vuçiçit nuk pranon të trajtojë gjenocidin serb në Kosovë

11:32, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ngriti sërish në Kuvend çështjen e skandalit me rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosoovë, e cila po mbahet peng nga mazhoranca.

“Skllavi i Vuçiçit nuk pranon të trajtojë gjenocidin serb në Kosovë.

Nuk keni absolutisht asnjë tagër përveç mosluajalitetit të plotë të këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë. Ju po shkruani rregulloren e Kuvendit, ju kryeni krim sepse po shkelni ligjin e parlamentit.

Aty përcaktohet qartë se cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Brenda tre ditëve nga data e depozitimit, ajo shqyrtohet nga Kuvendi. Rezoluta për krimet serbe në Kosovë ka tre javë që pret të shqyrtohet.

Parlamenti nuk është dyqani yt, ti nuk ke as konceptet më elementare. Ligji i parlamentit parashikon që kryesia e parlamentit ta sjellë në sallën e parlamentit çështjen, jo në komisione.

Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, në mënyrën më të padenjë. Po e trajtoni sipas urdhrave që merrni nga Edi Rama. Ju po rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament. Nuk ka kush të drejtë të shkelë të drejtat e deputetëve në Kuvend.

Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë?

Kjo është antikushtetuese dhe antiligjore,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco