Shehaj: Rama i fali Xhaçkës, plazhin publik për 30 vjet! Si mund ta mbajë postin, ministrja?!

11:16, 23/06/2022
A+ Aa A-

Sot në Kuvend, deputeti i PD-së, Agron Shehaj hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës dhe Ministres së Jashtme Olta Xhaçka,  të cilën e ka denoncuar për përfitime nga pasuritë shtetërore, konkretisht, nga resorti prej 5 milionë eurosh në Dhërmi.

Shehaj kishte kërkuar interpelancë me Ramën për investimet strategjike, por ai ndodhet në Bruksel, kurse Xhaçka ishte e pranishme në seancë.

Deputeti demokrat tha se kryeministri Rama ka favorizuar familjen e ministres Olta Xhaçkës duke e bërë atë investitor strategjik në projektet në plazhet e jugut.

“Të bësh interpelancë për vjedhje në këtë qeveri duket absurde, - tha Shehaj. - Çdo koncesion - një krim, çdo ligj - një favor, çdo tender- një grabitje. Xhaçka, Rama marrin përfitime për veten e tyre. Afera për të cilën flasim sot është e paprecedentë: një qeveri mblidhet dhe merr vendim për favore publike ndaj një politikani!!!  A e dinte Rama që po i falte plazhin publik për 30 vite, Ministres së Punëve të Jashtme?!" theksoi deputeti.

Rama i dha statusin e investitorit strategjik familjes së Xhaçkës nëpërmjet bashkëshortit dhe vëllait të saj: "Për të mashtruar ligjin, familja ministrore krijon një kompani me emër të ngjashëm, jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të ngushtë. Pronarja e kësaj kompanie në letra është një shtetase amerikane, 31 vjeçe; kapitali i saj- bashkëjetesa me vëllanë e Xhaçkës!!! A mund ta mbajë postin, ministrja pas kësaj?!”, ngriti pyetjen Shehaj. 

Ndërkohë, Elisa Spiropali i doli në mbrojtje ministres Olta Xhaçka, ndërsa nuk kurseu fyerjet për nënkryetarin e PD, Agron Shehaj.

Lexo edhe : Resorti 5 mln euro i Xhaçkës/ Shehaj: Denoncim në Kushtetuese që t'i hiqet mandati i deputetes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco