Lajmi i fundit

Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

‘Europën e ndërtojmë me forcat tona’/ Rama bën pesimistë ukrainasit

‘Europën e ndërtojmë me forcat tona’/ Rama bën pesimistë ukrainasit

10:41, 23/06/2022
A+ Aa A-

Tërbimi i Edi Ramës në Bruksel po bën xhiron e rrjetit.

Pasi sulmoi Bullgarinë, madje ofendoi edhe një gazetare bullgare, Rama tha se Europa është impotente. Por ai nuk u ndal me kaq.

Sot duhet të jetë një ditë historike për Ukrainën, pasi do marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Megjithatë Rama u tha ukrainasve se duhet të jenë pesimistë.

“Maqedonia e Veriut është kandidate prej 18 vitesh, Shqipëria është prej 8 vitesh. Hapja për Ukrainën është një lëvizje e mirë, por dua të them se njerëzit e Ukrainës nuk duhet të mbajnë shumë shpresa”, theksoi Rama.

Me një gjuhë alla-komuniste, Rama u zotua se Europën do e ndërtojmë me forcat tona.

“Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullgari atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Evropën në vendin tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco