Vasili kërkon shtyrje të miratimit të aktit normativ për ‘Kompensimin e çmimeve’, Balla: Do diskutohet në seancën e radhës

Vasili kërkon shtyrje të miratimit të aktit normativ për ‘Kompensimin e çmimeve’, Balla: Do diskutohet në seancën e radhës

10:33, 23/06/2022
A+ Aa A-

Që në nisje të seancës plenare të Kuvendit është arritur një dakordësi mes opozitës dhe PS-së për shtyrjen e miratimit të aktit normativ për ‘kompensimin e çmimeve’. Ishte deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ai që kërkoi që të shtyhej projektligji.

“Ju sapo njoftuat se mbledhjen e sotme është dhe akti normativ për disa tendera. Sot është e pamundur që të shqyrtohet më pasi në përputhej me rregulloren, pa mbaruar punë të gjithë komisionet, një akt i tillë s’mund të vijë në Kuvend. Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet sociale, ky projektligj nuk u shqyrtua dot jo për mungesë dëshire, por se përfaqësuesit e qeverisë që duhet të mbronin ligjin, e patën të pamundur që të vijnë për shkak të impenjimeve të tjera. Kjo është shkelje, pasi një akt i tillë s’mund të vijë në sallë. S’do ndodh asgjë e jashtëzakonshme, pasi zbatimi i rregullores është minimal. Duhet të shtyhet ky akt.”, tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco