Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Berisha: Qeveria lumturohet nga rritja e çmimeve! Bordet janë shushunja

Berisha: Qeveria lumturohet nga rritja e çmimeve! Bordet janë shushunja

10:20, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha,  i ka denoncuar sërish sot, bordet e ngritura nga qeveria me synimin sipas saj, frenimin e çmimeve abuzive në këtë kohë krize.

Por, sipas Berishës, këto organizma nuk janë tjetër tjetër përveçse shushunja mbi qytetarët shqiptarë. “Bordet janë shushunja!  - shkroi Berisha në Fb sot. -  Qeveria lumturohet nga rritja e çmimeve. Në 5 muajt e fundit, Buxheti i Shtetit u rrit me 342 milionë euro nga rritja e çmimeve, por xhepat e qytetarëve u zbrazën," theksoi ai.

Një muaj më parë, Berisha dha një konferencë të posaçme shtypi për bordet që po mbinin njeri pas tjetrit me urdhër të qeverisë.

Në atë konferencë, Berisha iu bëri thirrje në veçanti anëtarëve që po përfshiheshin në to, që të kuptonin misionin e shëmtuar që iu ishte ngarkuar.

“Thirrje për të gjithë anëtarët e bordeve: largohuni nga bordet! Braktisini bordet sepse po merrni një rol të shëmtuar të mbrojtjes së një qeverie që vetëm vjedh. Unë ju garantoj se qëndrimi juaj në këto borde do t’u skalisë me të zeza në memorien e këtij vendi dhe këtij kombi. Çfarë biznesmenësh jeni ju që pranoni në kundërshtim me të gjitha rregullat e tregut në interes të një qeverie dhe një njeriu që vjedh nga mëngjesi në darkë, t’u caktoni shqiptarëve, çmimet?! Nga buron kjo fuqi?! Kush jua dha juve këtë?! Këto janë praktika staliniste antitreg, antikushtetuese…Ka vetëm një qëndrim kur rriten çmimet, indeksimi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco