Drama që po jetojmë

Drama që po jetojmë

09:45, 23/06/2022
A+ Aa A-

Nga Erges Eskiu/

Për të kuptuar dramën që po jetojmë, ne duhet të kthemi pak vite pas.

Në vitet 2005-2009 unë kam qenë në gjimnaz dhe në familjen time, por edhe në gjithë shoqerinë shqiptare predominonte temë diskutimi shkolla.

Në shtëpi, në rrugë, në kafene, tema ishte shkolla dhe vetëm shkolla.

-Çfarë shkolle do marrë vajza ose djali?

-A do e fitojë shkollën apo jo?

-Mëso që të shkosh në shkollë! Mëso të marrësh një shkollë, se pa shkollë do bredhësh rrugëve. 

Merr një shkollë dhe do kesh një të ardhme të ndritur.

Por, sot dëgjojmë të diskutohet vetëm për drogën! Droga, droga, droga sepse kjo është politika që ndjek qeveria e Edi Ramës. Kjo është oferta që i jep Edi Rama shqiptarëve. Droga, trafiku, atentate mafioze.

Në 22 javët e para të këtij viti kemi 33 atentate me armë zjarri e shpërthime. Pra 1-2 (1.5) vrasje çdo javë.

Kemi nje përmbysje të konceptimit të së ardhmes, të diktuar nga pushteti. Nga shkolla te droga. Nga dija te krimi.

Kemi një qeveri që nuk investon për dijen, nuk motivon shoqerinë të lexoj dhe nuk ka vullnetin për të luftuar trafikun e drogës, pastrimin e parave, kriminalitetin, por mbyll sytë e veshët ndaj këtij problemi serioz.

Fëmijët e tanë po humbasin punën. Nuk kanë mundësi punësimi se investime të huaja nuk ka. Të rinjtë kanë nevojë për para, humbin shpresën dhe dorëzohen duke iu nënshtruar alternativës së rrezikshme të trafikut të drogës, hyrjes në botën e krimit. Fëmijët tanë po bëhen trafikantë dhe po përfundojnë burgjeve ose po largohen se regjimi i Edi Ramës nuk u ofron atyre asnjë mundësi tjetër. Prindërit po mbeten vetëm. Pleqtë nuk ka kush i çon as për vizitë në spital sepse të rinjtë kanë ikur e kanë braktisur qytete e fshatra.

Ose me drogë, ose largohu u thotë Edi Rama si të jetë Çubrilloviçi ndaj “truri” emigron dhe të rinjtë e mbetur pa shkollë bëhen trafikantë droge.

Kjo është drama që po jetojmë dhe kjo duhet ndalur në mënyrë urgjente.

Paraja e pistë që hyn në Shqipëri nuk sjellë zhvillim veçse godet njerëzit e ndershëm duke konkurruar në bisnes e duke rritur artificialisht çmimet e apartamenteve me para kesh për të cilët një çift profesionistësh nuk e ble dot kurrë me rrogën që merr.

Si mund të ndalet kjo? Çfarë duhet të bëjmë?

Përgjigjja është një front i gjerë opozitar.

Një front që fillon nga e djathta te e majta.

Për kriminelin, trafikantin përdhunuesin, vrasësin kanë votuar 47-48%, praktikisht një në dy shqiptarë të manipuluar prej Edi Ramës.

Ne nuk duhet t’i shohim ata si kundërshtarë apo si njerëz që nuk ndryshojnë. Ata janë njerëzit tanë! Djali apo vajza, babai apo mamaja, xhaxhai, halla, tezja, daja, shoku apo shoqja, komshiu, miku apo kolegu kanë votuar për regjimin, por ata janë njerëzit tanë dhe prej keqqeverisjes vuajmë të gjithë njësoj, ndaj ne duhet t’u shtrijmë dorën atyre. Ne duhet t’u tregojmë atyre se rruga e vetme për një Shqipëri më të mirë është dija. Shqipëria sot ka nevojë për një front të gjerë opozitar që qendron fuqishëm përballë pushtetit dhe prezanton një altermativë tek e cila njërëzit të fillojnë të besojnë.

Lipset në këtë kohë më shumë se kurrë tjetër për çdo opozitar të drejtohet jo nga dëshira për pushtet, por nga dashuria për vendin. Vetëm nëse vendosim të parin interesin kombëtar, ne do bëjmë që shqiptarët të besojnë.

Vetëm atëherë kur t’u kemi dhënë shqiptarëve alternativën, atëherë ata do të derdhen në shesh e nuk do lëvizin prej aty deri në rrëzimin e narkoshtetit me bindjen se po protestojnë për veten e tyre, për familjen e tyre, për kombin e tyre.

* Erges Eskiu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Guxim Lohja 23/06/2022 11:13

I dashur mik! Droga dhe injoranca e brezit te ri, jane vetem nje pjese e produktit te politikave anti shqiptare qe elita e korruptuar politike ka ndjekur dhe vazhdon te ndjeke. Ne kemi nevoje per me shume se nje front te bashkuar opzitar. Duhet nje revolucion i trurit dhe i shpirtit. Makineria e propagandes dhe qeverisja kriminale e kane zhveshur kete popull materialisht dhe shpirterisht. Imoraliteti, hajdutlleku, korrupsioni dhe krimi jane kthyer ne menyre jetese. Populli thote - "Shpresa vdes e fundit ". Ketu tek ne eshte ne grahmat e fundit. Le te bashkohemi dhe ta ringjallim shpresen, jo vetem me djale por edhe me veprim.

Shto koment

Denonco