Tërbimi i Ramës/ Fuga: Negociatat nuk janë miting elektoral në Yzberisht

Tërbimi i Ramës/ Fuga: Negociatat nuk janë miting elektoral në Yzberisht

10:00, 23/06/2022
A+ Aa A-

Nga Artan Fuga

Lidhur me mundësinë ose jo të hapjes të negociatave me BE konstatohet një nervozizëm i pashpjegueshëm nga ana e lidershipit politik qeveritar në Shqipëri!

Presione psikologjike, fjalë që kalojnë maturinë diplomatike, adresime disi fyese ndaj BE, një lloj vetëkënaqësie a thua ne jemi margaritari i qelibartë dhe moskuptim i gjeopolitikave të sotme që kondicionojnë gjithçka.

Sot u arrit që BE u quajt impotente!

Pse me shqelm do ta hapim derën e BE ne mo?

Në vend të analizave të ftohta, veprimeve të matura, kërkesave pragmatike, ka një rrëmujë pasionante thirrjesh që dëmtojnë!

Duhet ruajtur serioziteti i shtetit, çelja e negociatave kërkon maturi, nuk është një miting elektoral në Yzberisht, a takim me patronazhistë!

Si është e mundur që Kuvendi i Shqipërisë fle për këtë çështje, po Komisioni i punëve të Jashtme, i Integrimit, lëre pastaj opozitën se nuk po kërkoj gjë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/06/2022 13:38

Nuk besoj që Profesori të mos ta dijë që në Shqipëri nik ka më institucione por ka vetëm një sulltan të gjithëpushtetshëm me një tufë qensh llapaqenë që hanë mishin e pijnë gjakun e popullit dhe lëpijnë bythën e sulltanit. Sjellja e sulltanit me BE-në është e qëllimshme për të mos u integruar aty ku do humbasë pushtetin të cilin dje sot nesër e vjedh, e ble, e përdhunon si ti dojë qejfi. Në BE nuk ka më përdhunim zgjedhjesh, dhunim e blerje medjash, pushtim të sistemit të drejtësisë etj etj etj. Besoj që Profesor Fuga i di mirë këto e sa e sa të tjera, shumë më mirë se unë që marr kurajon ta komentoj.

Shto koment

Denonco