‘Na ka marrë peng një vend anëtar i NATO-s’/ Rama lajthit në Bruksel

‘Na ka marrë peng një vend anëtar i NATO-s’/ Rama lajthit në Bruksel

09:25, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, i njëjti që pati deklaruar kur ishte në opozitë se NATO është si NATA dhe nuk i duhet kujt, bëri disa deklarata të çuditshme në Bruksel.

Me tone luftarake, siç ka folur zakonisht këto ditë për mediat e huaja, ai tha se Shqipërinë e ka marrë peng një vend i NATO-s.

Rama tha se nuk shpreson që të hapen negociatat, por shtoi se në kulmin e luftës në Ukrainë, po ndodh një pengmarrje mes shteteve të NATO-s.

“Po e përsëris përkundër optimizmit të ngritur të disa edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por ndërkohë nëse do zgjidhet, do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjerë që shohin si yjet”, u shpreh Rama.

Edhe në një postim në Twitter përpara kësaj deklarate, Kryeministri Edi Rama shprehu zhgënjimin dhe e konsideron turp për Europën veton bullgare.

“Është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështja bullgare! Në mesin e një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Europës, një vend i NATO-s, rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qeta në një shfaqje të turpshme impotence!” shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri shqiptar pati paralajmëruar bojkot të samitit të BE-së, por më pas ndërroi mendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani23/06/2022 14:59

Evropa, BE dhe SHBA janë shtete kurva!! Nuk e di nga se kanë frikë dhe hezitojnë që t'i thonë TROÇ, hapur dhe në sy Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe të tjerave: Nuk ua hapim negociatat dhe nuk u pranojmë në BE, derisa të plotësoni 100% të gjitha kushtet e përcaktuara për këto pranime!! Nuk u pranojmë në BE sepse nuk keni demokraci, nuk keni liri shtypi, nuk keni nivelin e kërkuar ekonomik, keni nivele skandalozisht të larta të korrupsionit dhe keni qeveritë më të korruptuara të Evropës! PIKË! Pse nuk aplikojnë SNKASIONE të ashpra ndaj këtyre vendeve, por, jo kështu, e jo ashtu, si ato bishtpërdredhurat e rrugëve, edhe dua edhe nuk duan, edhe më ha edhe me kruhet, edhe më dhëmb!!! Një herë nuk do Greqia sepse Maqedonia duhet të ndryshojë emrin, ndryshohet emri, tani nuk do Bullgaria sepse ka problem shumë të madh, nëse Maqedonia e Veriut nuk e deklaron që gjuha e tyre e ka prejardhjen nga bullgarishtja e vjetër!! Pasi të kalohet edhe kjo pengesë, kush e di se çfarë preteksti tjetër koti do të nxjerrin, vetëm e vetëm për të mos pranuar dështimin e tyre politik në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë!! Sepse kanë harxhuar miliarda euro të taksapaguesve të BE dhe SHBA për të mbajtur në këmbë qeveritë më kriminale dhe më të korruptuara te Evropës, dhe të mbështetura nga zyrtarët dhe diplomatët tyre më të korruptuar!!!

Gima23/06/2022 13:56

Rama eshte nje palaqo per evropianet,kujton ku drogaxhij qe evropa nuk e njeh se kush eshte rama,absurd.

ENOUGH IS ENOUGH23/06/2022 09:50

Mirë e ka Rama, mirë ua bën. Për sa kohë BE vazhdon me gënjeshtra bullgare, në vend që t'i thonë që ka një qeveri zë korruptuar kriminale dhe një shtet monist jo demokratik.

Shto koment

Denonco