Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Rama sulmon BE-në dhe Bullgarinë: Shfaqje e turpshme impotence

Rama sulmon BE-në dhe Bullgarinë: Shfaqje e turpshme impotence

09:15, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Bashkimin Europian, duke thënë se qëndron i qetë, teksa Bullgaria ka marrë peng dy vende të NATO-s.

Reagimi i tij vjen në prag të samitit të BE-së, kur vendit tonë me shumë gjasa nuk do i hapen negociatat sërish.

“Është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari!

Sa turp për Evropën kjo çështja bullgare!

Në mesin e një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Europës, një vend i NATO-s, rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qeta në një shfaqje të turpshme impotence!” shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri shqiptar pati paralajmëruar bojkot të samitit të BE-së, por më pas ndërroi mendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco