Hapja e negociatave/ Varhelyi: Parlamenti bullgar duhet të votojë sot

Hapja e negociatave/ Varhelyi: Parlamenti bullgar duhet të votojë sot

09:00, 23/06/2022
A+ Aa A-

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian ka bërë një thirrje para nisjes së samitit të BE, duke kërkuar që të merren në konsideratë kërkesat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Teksa vlerëson qëndrimin që mbajti lideri i opozitës bullgare, Oliver Varhelyi kërkon që Parlamenti i Bullgarisë të përmbushë angazhimin dhe të marrë parasysh propozimin.

“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e  Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë”, shkruan Varhelyi.

“BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco