Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Shqipëria sot në udhëkryq’, Bogdani: Me paratë e drogës po ndërtohen pallate

‘Shqipëria sot në udhëkryq’, Bogdani: Me paratë e drogës po ndërtohen pallate

08:28, 23/06/2022
A+ Aa A-

Ish deputeti Gerti Bogdani, teksa ka folur për problematikat në vendin tonë, është shprehur ndër të tjera se ndërtimi i pallateve në Tiranë është marrëzi.

Në një intervistë për Ora News, tha se pallatet ndërtohen për pastrim parash, pasi ka dhjetëra apartamente që nuk janë shitur.

Bogdani: Ndërtimi i pallateve në Tiranë është marrëzi. Përderisa ke 10-tra apartamente të pa shituara në Tiranë, pa dyshim është marrëzi të ndërtosh të tjera. Këtu vazhdon ndërtohet dhe çmimet vazhdojnë e rriten. Kjo bëhet për të pastruar para. Veliaj është një nga njerëzit që vendos për drejtimin e qytetit. Ky njeri është nga ato njerëz që lejojnë kalimin e 45 kilogramë heroinë, kushedi sa të tjera kanë kaluar. Paratë shkojnë për ndërtime.

Bogdani është shprehur kritik ndaj qeverisë, duke thënë se kjo e fundit po u jep modelin më të keq të rinjve.

Bogdani: Qeveria po u ofron modelin më të keq  të rinjve. Modelin se I pasur bëhesh brenda natës, nëpërmjet trafikimit. Prandaj Shqipëria sot është në një udhëkryq shumë të vështirë.

Ai është ndalur dhe te shqetësimet e banorëve të “5 Majit” duke thënë se nuk e dinë se çfarë do të marrin në ndërtimet e reja.

Bogdani: Duke qenë se ka një valë mashtrimesh, apo një kalvar mashtrimesh dhe gjërat që thotë nuk janë të vërteta, banorët e ‘5 majit’  nuk mund t’I besojnë. Atyre u është zaptuar toka, nuk dinë se çfarë do marrin në ndërtimet e reja.

Përsa i përket rritjes së çmimeve, Bogdani tha se qeveria nuk ka marrë masa për menaxhimin e krizës, ndërkohë shtoi se rrogat janë shumë të ulëta.

Bogdani: Kosova ka naftën më të lirë se ne, edhe pse e merr në Durrës. Qeveria atje ka marrë masa për kompensimin e rritjes së çmimit. Këtu kjo qeveri nuk e vret mendjen. Kjo do të reflektohet në çdo çmim tjetër të mundshëm. Sot ne kemi çmimet si në BE, ndërkohë me rroga jemi si vend i botës së tretë. Se sa do vazhdojë kjo, këtë e kanë në dorë qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco