Berisha: Fronti për shpëtimin e vendit domosdoshmëri! Do instucionalizohet dhe zgjerohet

21:42, 22/06/2022
A+ Aa A-

Me angazhimin e Shoqërisë Civile sot u krijua 'Rezistenca Qytetare për Shqipërinë', ku firmosën 56 aktivistët e parë

"Unë angazhohem se do të mbroj dhe do të punoj për vlerat e kombit si shqiptar! Unë angazhohem se do të mbroj me forcë vlerat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës! Unë angazhohem se do të punoj për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit! Unë zotohem se do të përmbush çdo sfidë që vendi im të jetë vend i lirë, në të cilin sundon ligji dhe vlerat më të mira të qytetare! Zotohem, si intelektual dhe aktivist, se do të krijoj një Rezistencë Qytetare në mbrojtje të vlerave të sipërpërmendura!", thuhet në deklaratën e Shoqërisë Civile. 

Gjatë tryezës me Shoqërinë Civile, kryetari i PD, Sali Berisha tha se do të shkohet drejt një Fronti të madh opozitar, i cili do të institucionalizohet edhe zgjerohet. 

"Ju them se Fronti është i përbashkët dhe unë mendoj se këtu kishte një ujdi të plotë se krijimi i Frontit për shpëtimin e vendit është imperativi më i madh i kohës. Prandaj dhe ne, le ta institucionalizojmë këtë Front, duke e zgjeruar dhe më shumë atë, me përmasat më të mëdha të mundshme", u shpreh Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco