‘Të vërtetë janë njerëzit e lirë’/ Berisha: Të besosh se Rama po lufton korrupsionin është të tallesh me shqiptarët

21:29, 22/06/2022
A+ Aa A-

Pasi dëgjoi të gjithë aktivistët e Shoqërisë Civile në takimin e sotëm, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një rezyme të propozimeve dhe qëndrimeve që duhet të mbajë PD-ja dhe e gjithë shoqëria shqiptare.

Berisha theksoi se kryesore është që të gjithë aktorët në vend të bashkohen në një veprim të fuqishëm dhe të bazohen në në rrafshin psikologjik me qytetarët e këtij vendi, ti motivojmë ata, ti kthejmë shpresën, nuk është e lehtë por është plotësisht e mundur.

Berisha: Ato që ndodhnin me PD-në, ua them me keqardhje të madhe se kishin vetëm këtë shkak sepse ai i mbyllte x dosje dhe nisej protesta sot dhe nesër binte telefoni dhe ai e mbyllte protestën. Ky është një akt makabër dhe një armiqësi e plotë dhe e hapur ndaj vlerave të demokracisë. Këtë e bën vetëm një njeri që nuk do të dorëzojë kurrë pushtetin. Kurse ai që ka integritetin minimal që të lëshojë rrugën nëse nuk votohet por ai këtë nuk e bën kurrë. Ne sot jemi në një monizëm të plotë. Edhe në 1991 kishim një grup të fuqishëm deputetësh. Por sot kemi një pjesë të opozitës merr formulat e tij dhe i paraqet për Presidentin për Reformën Territoriale Reformë Zgjedhore etj.

Ju i thatë çështjet. Kryesore është të bashkohemi në një veprim të fuqishëm. Por po këtu kanë dalë mendime të mrekullueshme. Medi Malko e tha se nga kjo e kemi problemin te ‘ç’më duhet mua’. Dhe ne këtu do të fokusohemi dhe të bëjmë gjithë luftën te ç’më duhet mua. Sepse kjo ç’më duhet mua do të rrokullisë këtë vend gjithnjë e më poshtë, prandaj edhe thirrja është për krijimin e një fronti për të shpëtuar Shqipërinë. Beteja është në rrafshin psikologjik dhe ne duhet të përpiqemi me çdo kusht të operojmë në rrafshin psikologjik me qytetarët e këtij vendi, ti motivojmë ata, ti kthejmë shpresën, nuk është e lehtë por është plotësisht e mundur. Sot ne jemi opozitë e vërtetë dhe kjo është një fitore e madhe, sot ju jeni aktivistët e vërtetë të Shoqërisë Civile dhe kjo është një fitore e madhe. Gjithçka fillon me të qënit të vërtetë. Të vërtetë janë njerëzit e lirë dhe ata janë të pamposhtur.

Dikush u shpreh se ne mund ti japim programin PD-së dhe kjo është e vërtëtë pasi në një takim i kam kërkuar biznesit të vogël të bëjë programin dhe jam i bindur se do bëjë projektin më të mirë.

Ju siguroj se vendosja e pronës në qendër të kësaj shoqërie është një nga shtyllat e programit të PD.

Është domosdoshmëri pasi sistemi ku jetojmë është monist. Ky duhet të bjerë me angazhimin tonë. Nuk mund të kemi rrugë tjetër se sistem demokratik, të ndarjes së pushteteve dhe demokracisë direkte që kjo që ndodhi të mos ndodhë më.

Protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. Revolta duhet të lindë aty ku lind dhuna. PD do bëjë gjithçka që ti jetësojë këto parime. Ky është një regjim që nuk mund të zgjasë asnjë ditë por ky është një regjim jo pa mbështetje. Në vitin 1991-1992 Ramiz Alia nuk ishte pa mbështetje, mediat e huaja e quanin Gorbaçovin e Ballkanit pavarësisht se vriste të rinj në kufij por ato nuk publikoheshin.

Delegacionet e huaja ishin të gjitha në mbështetje të Ramiz Alisë. Prandaj dhe unë nuk çuditem nga deklaratat në mbështetje të Ramës.

Të besosh se Rama po lufton korrupsioni se mbush një sallë është të tallesh me shqiptarët. Në çdo vendim në çdo firm në mënyrë absolute ka vetëm vjedhje vjedhje dhe vetëm vjedhje. Janë lëshuar mbi pasurinë publike në mënyrë paimagjinueshme.

Kanë vjedhur 1 mijë regjistra për të vjedhur pronat. Kjo është situata dhe kur i numërojmë këto i themi për të krijuar vetëdijen te shqiptarët që duhet të ngrihemi.

Për sa i përket protestave ato duhet të jenë të shumë formshme por një front është jetik kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi. Duhet të funsksionojmë vetëm si një front.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco