Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

‘Kur do fillojnë protestat?’/ Kapexhiu: Fatkeqësi që Shqipëria përfaqësohet në Bruksel nga Taulant Balla

20:52, 22/06/2022
A+ Aa A-

Mjeshtri i karikaturës Bujar Kapexhiu, i pranishëm në tryezën e zhvilluar me kryetarin e PD-së Sali Berisha dhe Shoqërinë Civile, ka kërkuar që në Shqipëri të nisin prostat deri në rrëzimin e qeverisë, e cila është kthyer në tragjedinë e shqiptarëve.

Kapexhiu theksoi se është një fatkeqësi që Shqipëria përfaqësohet në Këshillin e Integrimit Europian në Bruksel nga Taulant Balla.

Sipas Kapexhiut, ata janë personazhet e humorit, por ata sot janë personazhet e tragjedisë. Ata kanë sjellë tragjedinë në Shqipëri.

Kapexhiu: Përse Shqipëria është në rrezik? Secili nga ju tregoi një fakt nga jeta e vetë që tregon se ku jemi katandisur. Për ta përforcuar këtë se ku jemi katandisur do jap një argumentim. Ku jemi ne, jemi në fund. Pse? Merreni me mend, në Këshillin e Integrimit Europian në Bruksel, përfaqësuesi i Shqipërisë shkon Taulant Balla. A e kuptoni se ku jemi? Një fatkeqësi, një rënie që ske çfarë të thuash tjetër. Ata janë personazhet e humorit, ashtu i kam unë personazhet e komedisë por ata sot janë personazhet e tragjedisë. Ata kanë sjellë tragjedinë në Shqipëri. Unë doja të bëja një pyetje në mëngjes, por e lashë për në darkë. Kur do të fillojnë protestat Doktor?

Sepse protestat janë si spektaklet, bëhen disa prova, bëhet prova gjenerale dhe pastaj është shfaqja finale. Mos prisni që protestat e para të jenë të fuqishme, le të vijnë pak nga pak sa të bëjmë provën gjenerale që të arrijmë te shfaqja finale që është fitorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco