Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Papa: Berisha ka mbështetjen edhe të amerikanëve! Qëndrimi për Ballkanin e Hapur, ekzistencial për shqiptarinë

20:17, 22/06/2022
A+ Aa A-

Gazetari Rober Papa, i ardhur nga ShBA-ja posaçërisht për tryezën e organizuar nga kryetari i PD-së Sali Berisha, me Shoqërinë Civile ka treguar se shqiptaro-amerikanët kanë shprehur një mbështetje të madhe për ish-kryeminsitrin.

Papa ka treguar se ka edhe zyrtarë amerikanë atje që thonë, se atë që bëri këtë vit Berisha nuk e kishim menduar.

Sipas gazetarit, ky organizim i Berishës është më shumë se 51% dhe se me votën e emigrantëve do të sigurohej largimi i piktorit nga qeveria.

Papa ka ngritur alarmin për Ballkanin e Hapur, duke theksur se qëndrimi i Berishës për këtë nismë është shumë i rëndësishëm për shqiptarinë pasi ka pasur një plan edhe më të keq, që mund të kishte një parlament dhe ushtri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Papa: Si shqiptar kam qënë me Berishën që në vitin 1991. Por edhe si amerikan ka mbështetje të madhe për Berishën atje, edhe nga shqiptaro-amerikanë por edhe nga amerikanë-amerikanë. Madje nuk është sekret që ka edhe nga zyrtarë amerikanë atje që thonë atë që bëri këtë vit nuk e kishim menduar. Këtu në Shëqipëri e ndiej me reagimin e njerëzve në rrugë që jemi mbi 51%.

Në këto çaste, kjo parti, që 40 mijë nuk janë pak, konservatorët në Angli 120 mijë kanë anëtarë, republikanët 35 milionë, mos na harroni edhe ne që jemi jashtë, jemi shumë. Nëse do të na jepej mundësia do të kishim ndihmuar në përmbysjen e mësuesit të vizatimit.

Nga shqiptaro-amerikanë dua të përcjell përgëzimet për qëndrimin që po mban zoti Berisha për Ballkanin e Hapur, ndaj një plani që është shumë herë më i keq nga ai që dini. Është menduar për një parlament të përbashkët në Beograd edhe për një ushtri të përbashkët. Por do zoti që ky grupim ta ndalojë këtë mëkat të madh të shiptarisë duke dëmtuar shumë edhe gjysmën tonë Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco