'Në Bullgari u rrëzua qeveria'/ Sonila Meço: Duhet mobilizim dhe alternativë

19:26, 22/06/2022
A+ Aa A-

Gazetarja Sonila Meço theksoi sot në tryezën e shoqërisë civile, organizuar nga kryetari i PD, Sali Berisha, se opozita duhet të shpalosë edhe alternativën, krahas mobilizimit. 

Ajo iu referua rrëzimit të qeverisë bullgare për shkak të krizës së çmimeve dhe protestat që po zhvillohen në disa vende Europiane. 

“Momentet që flasim Anglia ka dalë në protestë, e paimagjinueshme, protestohet për mosmenaxhimin e kostove të jetesës nga ana e qeverisë. Në Bullgari po bie një qeveri për shkak të inflacionit. Nuk ka përgjigje tjetër përveç mobilizimit total të të gjithëve, por në këtë mobilizim që është në sipërfaqe doktor, duhet alternativa. Troç, duhet t’i thoni shqiptarëve ku do t’i gjeni paratë që do kompensoni këtë të rritje çmimesh? Ku do t'i gjeni paratë? Do të shkoni te biznesi i madh, do të vendosni taksa ekstra, çfarë do bëni doktor? Troç duhet t’i jepni shqiptarëve alternativën. Mobilizim dhe alternativë dy rrugë ka”, shtoi Meço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco