Pedagogia: Të krijojmë Rezistencën Qytetare për Shqipërinë dhe të nisim protestat

19:18, 22/06/2022
A+ Aa A-

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe njëherazi pedagogia e aktivistja e njohur, Ilirjana Kuçana, propozon kirijim e Rezistencës qytetare për Shqipërinë. 

Gjatë tryezës së organizuar nga kryetari i PD, Sali Berisha me temë 'Shqipëria në rrezik! Ç'duhet bërë?', Kuçana tha se ky bashkim duhet t'i prijë protestave dhe qëndresës qytetare, në përballje me qeverinë. 

Fjala e plotë
Jemi mbledhur sot, ne kete takim, jo vetem si perfaqesues te shoqerise civile, te kauzave qytetare te çdo fushe, por mbi te gjitha si intelektual, si shqiptar te pergjegjshem. 

Jemi ne radhe te pare njerez te frymezuar nga deshira per ta pare kete vend te ece perpara.

Te gjithe jemi deshmitar te deshtimeve te kesaj qeverie, e cila nuk ka bere gje tjeter perveç rrenimit te vendit tone. 
Shqiptareve u jane privuar sherbimet, te drejtat dhe nje jete normale si çdo qytetar tjeter i rajonit sepse me Europen as nuk matemi as nuk krahasohemi.

Eshte rrenuar Arsimi, Shendetesia, Ekonomia, Siguria, Drejtesia, Kultura dhe mbi te gjitha liria jone si qytetar.

Ne sot jemi me te shtypur dhe me te varfer se kurre.

Ne, miq, jemi ne nje gjendje alarmante financiare.

Familjet shqiptare rropaten per te mbijetuar ne kete nivel katastrofik korrupsioni dhe varferie ekstreme.

Qeveria-Bord e ka kthyer vendin ne oligokraci. Ajo nuk meriton te kete perballe heshtjen, por nje front rezistence te gjere qytetaresh, te cilet duhet t'i zene deren dhe ta detyrojne ate te kthehet ne shinat normale ose te largohet.

Une besoj shume te potenciali juaj dhe te kurajo qytetare e çdo shqiptari te ndershem.

Vertete besoj shume.

Por sakrificat tona dhe aksionet tona nuk kane qene kurre te afta te ndalojne te keqen, pavaresisht perpjekjeve tona.

Shpesh here ne jemi ndare ne grupe dhe ne qellime te cilat perveç se na kane bere me te vegjel, na kane bere edhe me te dobet dhe te paperfillshem ne syte e qeverise.

Duke shtuar ketu edhe 8 vitet e humbura nga nje opozite e paafte per te permbushur rolin e saj . Kemi sot nje gjendje pasigurie absolute dhe mungese besimi te i vetmi mjet qe ka demokracia: protesta. 

Ne duhet patjeter te bindin çdo shqiptar se permes qendreses do mund te frenojme kete qeveri se beri cfare i vjen neper mend!

Ne duhet te bashkohemi me çdo kusht per t'i prire interesit kombetar.

Studentet, Pedagoget, Mjeket, Tregtaret, Artistet dhe çdo Qytetar i pergjegjshem i vendit tone e ka sot per detyre te ngrihet dhe te qendroje perballe shkaterrimit total te Shqiperise.

Une besoj se ketu nuk jemi vetem per te kerkuar nga Opozita, por mbi te gjitha per te iniciuar vete diçka te mire per kere vend.

Ndaj per keto arsye une zotohem dhe dua qe te zotohemi te gjithe se nuk do te ndalemi deri sa te gjejme nje zgjidhje per vendin tone.

Une angazhohem solemnisht ne krijimin nje fronti te bashkuar qytetaresh, te cilet do te luftojne me çdo mjet dhe menyre per funksionimin e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi. 

Ndaj ju ftoj qe nga kjo salle dhe ky takim te mos dalim vetem me te informuar, por mbi te gjitha me te bashkuar dhe te angazhuar ne nje mision fisnik per te shpetuar vendin tone.

Ju ftoj miq kolege dhe intelektual te firmosim sot krijimin e diçkaje qe na bashkon te gjitheve pavaresisht divergjencave.

Krijimin e Rezistences Qytetare per Shqiperine.

Te angazhohemi te gjithe bashke per vlerat qe duam te arrijme! 

Te bashkohemi dhe ti prime ne protestave dhe qendreses qytetare!

Ti dalim per zot atyre qe nuk munden me dhe i jane dorezuar ketij boshti te lig!

Ky do ishte fillimi i nje epoke te re qytetaresh te cilet si ne 1990 do i kthenin vendit shpresen te demokracia. 

Vetem keshtu do mund te dilnim faqebardhe nga ky takim.

Vetem keshtu te bashkuar pa asnje ndasi do te kemi sukses ne permbushjen e qellimit tone. 

Zoti e bekofte Shqiperine!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco