‘Motoja e shqiptarëve, e ç’më duhet mua’/ Malkaj: Po nuk vramë këtë shprehje, nuk kemi gjë në terezi

18:59, 22/06/2022
A+ Aa A-

Aktori i mirënjohur Medi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në tryzën e zhvilluar me kryetarin e PD-së Sali Berisha dhe Shoqërinë Civile, ku ka dhënë edhe zgjidhjen e tij për të ardhmen e shqitparëve.

Sipas Malkaj, motoja e shqitparëve është e ç’më duhet mua dhe se kjo gjë duhet të vritet që ecim para si shoqëri.

Malkaj: Në të gjitha rrjete sociale unë jam krahu i djathtë i Doktorit por sot për herë të parë jemi këtu afër. Ç’duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua? Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar.  E ç’më duhet mua. Ne po nuk vramë këtë ‘ç’më duhet mua’ nuk kemi gjë në vijë. Po ka korrupsion! E ç’më duhet mua, po prishin shtëpitë, e ç’më duhet mu, po hedhin gaz, e ç’më duhet mua. Duhet të heqim këtë ‘e ç’më duhet mua’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco