Berisha: Rama bën ligje për të larguar shqiptarët! Goditja e shtresës së mesme shkatërron shoqërinë

18:50, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha organizoi sot me shoqërinë civile tryezën me temë 'Shqipëria në rrezik ç'duhet të bëjmë?'. 

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat ngriti shqetësimin e ligjeve të miratuara nga qeveria për të goditur shtresën e mesme dhe biznesin e vogël. 

Berisha tha se Rama ka për qëllim largimin e shqiptarëve nga vendi dhe shkatërrimin e shtresës së mesme. 

"Sot, në rast se ne studiojmë me vëmendje nismat dhe ligjet e qeverisë, ato kanë një synim të vetëm, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Ligjet e qeverisë kanë një synim, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kishte deklaruar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë taksa për profesionet e lira dhe kthehet tani me një paketë fiskale ku i çon ata në falimentim. Çfarë qëllimi ka ajo? Nëse ju merrni të ardhura që inkason buxheti nga kjo taksë, ato janë minimale, krejtësisht të parëndësishme, por në një aspekt janë krejtësisht shkatërrimtare për ne sepse ato janë largimi i shtresës së mesme nga Shqipëria, shkatërrimi i saj, nuk ka mekanizëm më të suksesshëm për të shkatërruar një shoqëri, se sa t’i shkatërrosh asaj shtresën e mesme, ajo është shtresa e stabilitetit social.

Nuk ka rrugë më të suksesshme për shkatërrimin e një shoqërie se sa t’i shkatërrosh biznesin e vogël, ai është gjeneratori kryesor i punësimit në një shoqëri, jo i të ardhurave, i punësimit. Dhe këtu beteja ka filluar pikërisht me këto, në mënyrë që të përzëmë sa më shumë prej tyre. Janë përzënë me mijëra mjekë, me hartën e re gjyqësore përzihen me mijëra avoketër, po kështu inxhinierë. Ne jemi sot një komb që rrisim fëmijë, përgatisim specialistë vetëm për emigracion pothuaj. Në një kohë kur Shqipëria ka potencialet më të jashtëzakonshme për të prosperuar, për t’u zhvilluar sa rrallë ndonjë vend tjetër. Faktikisht, kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco