Berisha: Integrimin e Shqipërisë në BE, Rama e ka zëvendësuar me Ballkanin e Hapur

18:34, 22/06/2022
A+ Aa A-

Duke folur në tryezën e organizuar nga shoqëria civile, ‘Shqipëria në rrezik! Çfarë duhet të bëjmë’, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama e ka zëvendësuar popullin me zyrat e PS-së.

Sipas Berishës, Edi Rama merr guximin dhe ndryshon rrugën e shqiptarëve, të cilët duan që të integrohen në BE.

Sipas kreut të PD-së, ‘ky zotëri me një kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt, e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon’.

‘Jeni përballur me një regjim që nuk përfaqëson asgjë përveç interesave të ngushta të Edi Ramës. Në këtë vend, zëri i grupeve të interesit, opozitës shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin më tragjikomik me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS, si opinione të qytetarëve.

Kjo është një formë e shëmtuar, e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime në mexhlis me 10-15 vetë dhe morëm mendimin e popullit dhe vazhdojmë. Në fakt ky merr veç mendimin e zyrave të partisë së tij.

Edi Rama sillet në këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju, për projektim më të madh kombëtar të shqiptarëve, ai i Shqipërisë në projektin e familjeve të zhvilluara të kombeve Europiane, ky zotëri me një kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt, e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon.

Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin si komb perëndimor, nuk thuhet më si 30 vite më parë, nuk jemi as lindje as perëndim, por edhe sot thuhet se do ta konsiderojmë propozimin e Presidentit Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur.

Paraqitet Ballkani i Hapur si një alternativë lufte, si alternativë që Serbia të mos shkojë në luftë. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe asnjë vend nuk mund të na sulmojë ne, nëse ne nuk e sulmojmë më parë. Presidenti Biden e ka bërë të qartë që nëse 1 inç po preke, do të jesh në luftë me krejt NATO-n. Por ne për interesa të Aleksandër Vuçiç të mos shkohej në Bruksel, duhej të merrej sot vendimi për të shkuar për të përfaqësuar Ballkanin e Hapur. Nuk është luajtur ndonjëherë më shumë me fatin e shqiptarëve, se sa në këtë periudhë. Interesi ynë kombëtar është integrimi në BE.

Ka një konfiskim të ligjeve, institucioneve të të drejtave, në këtë vend, si në asnjë vend tjetër’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha në tryezën me shoqërinë civile.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco