Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Kuvendi nis procedurën, zbardhen kandidatët për mandatin 5 vjeçar

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Kuvendi nis procedurën, zbardhen kandidatët për mandatin 5 vjeçar

17:16, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5 vjeçar i titullares aktuale Erinda Ballanca ka përfunduar në muajin maj.

Për postin e Avokates së Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit.

Sipas procedurës ligjore, kandidatët fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim.

Në fund të seancave dëgjimore, Komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.

Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli.

Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.

Emrat e kandidatëve për Avokatin e Popullit.

Altin Goxhaj

Jordan Daci

Evis Fico

Erinda Ballanca

Bledar Dervishaj

Ahmet Premçi

Endri Papajorgji

Brikena Kasmi

Boriana Nikolla

Ermir Kapedani

Olta Aliaj

Jorida Rustemi

Drita Avdyli

Ledio Braho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco