VIDEO-SYRI TV/ Financimi i partive politike, Celibashi: Ka mungesë transparence

16:52, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi ngriti shqetësimin e mungesës së transparencës lidhur me financimin e partive politike. Ai i bëri thirrje që të monitorohen shpenzimet e forcave politike, duke theksua se KQZ nuk është i autorizuar për kontroll të thellë në këtë aspekt. Sipas tij, rreth 51% e partive në vend nuk kanë adresë, ndërsa 80 parti, nuk kanë marrë pjesë në 4 proceset e fundit zgjedhore

Nga SYRI TV

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ngriti këtë të mërkurë disa nga problemet e sistemit zgjedhor në Shqipëri, duke konfirmuar se ka patjetër nevojë për përmirësim.

Në një konferencë të zhvilluar me fokus transparencën e financimit politik, ai tha se sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor. Sipas tij, KQZ nuk ka autorizim për të shkuar më thellë në kontrollin e këtyre forcave politike.

‘Do ketë gjithnjë vend për të diskutuar për raportin e politikës me paranë nuk do të ketë fund asnjëherë. KQZ mendon se ka vend për përmirësim kuadri ligjor për financimin e partive duhet të rregullohet edhe financimi i subjekteve. Ka ardhur koha që të përfshihen në monitorimin për partitë edhe shpenzimet në median e shkruar dhe rrjetet sociale. Sot raportimi i partive publike është sipërfaqësor, kontrolli mbi to është formal dhe ne nuk kemi mjetet për të çuar më tej kontrollet. Partitë të bëjnë publike çdo gjë.’-tha Celibashi.

Sipas Celibashit, partitë politike kanë pak transparencë brenda vetvetes dhe se për më shumë se 51% të partive nuk kanë të dhëna për vendndodhjen e tyre. Ai shtoi se 80 parti, nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit

‘Partitë dhe institucionet e tyre administruese kanë pak transparencë edhe brenda vetvetes, për më shumë se 51% të partive nuk kemi të dhëna për vendndodhjen e tyre. 80 parti nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit nuk ka gjurmë të tyre, në vlerësimin tone ligji duhet të ndryshojë, në kushtet kur nuk bëjmë dot shqyrtimin kapilar të 131 partive, duhet të fokusohet te partitë që marrin pjesë në zgjedhje, kontrolli për të tjerat mund të bëhet me short.’- tha më tej Celibashi.

Në konferencën mbi transparencën e financimit politik në vendin tonë, morën pjesë edhe aktorë politike e përfaqësues të opozitës, të cilët ngritën shqetësimin e përdorimit të pushtetit nga qeveria, dhe mungesa e vullnetit të drejtësisë për ta dënuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco