‘Bojkoti i Samitit të BE’/ Harxhi: Strategji ruso-serbe për ndikim në Ballkan! Rama në pazare të mëdha

16:47, 22/06/2022
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, anëtarja e kryesisë së PD, Edit’h Harxhi, ka folur për lojën me bojkotin e Shqipërisë në Samitin e BE dhe shqetësimi i ngritur per integrimin e Ballkanit Perendimor.  Pse u tërhoq kryeministri Rama?

Harxhi ka theksuar se kjo është tërësisht një nismë ruso-serbe për të realizuar ëndrrën e tyre të vjetër për të dalë në Detin Adriatik.

Sipas ish-diplomates, vijimi i prezantimit të kësaj nisme nga ana e Ramës bëhet pasi kryeministri shqiptar po ndan interesa të mëdha.

Harxhi: Mendoj se është një strategji. Në disa intervista e kam thënë se pritej që Bullgaria do e tërhiqte veton. Në takimin e Ohrit ishte shumë e qartë se Rama po prezantonte Ballkanin e Hapur si një strukturë paralele për Ballkanin dhe BE-në. Nisma nisi në Nish me Mini Shengenin dhe takimi në Novisad ku u prezantua me emrin e ndryshuar në Ballkanin e Hapur. Është një strategji ruse për rritur ndikimin e Rusisë në Ballkan nëpërmjet Serbisë dhe për të marrë faktorizimin e duhur në lidhje me BE-në. Rama ndan interesa të mëdha që vazhdon të promovojë një nismë që nuk ka asgjë euro-atlantike. Për sa kohë që mungon Kosova dhe Bosnje Hercegovina dhe që Mali i Zi është me aty me rezerva. Një strategji ruso-serbe për të dalë në Adriatik është një ëndërr e  vjetër e Rusisë dhe Beogradit dhe këtë po e arrin nëpërmjet Edi Ramës dhe do të arrijë edhe më tej.

Nuk ka asnjë përftim politik nuk shoh në këtë nismë nga ana e Ramës përveçse protagonizëm personal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco