Edi Ramës i dështon tenderi i satelitëve, askush nuk bën ofertë

Edi Ramës i dështon tenderi i satelitëve, askush nuk bën ofertë

15:57, 22/06/2022
A+ Aa A-

Edi Ramës i ka dështuar për të disatën herë tenderi i satelitëve.

Një vit më parë, në një nga daljet e tij euforike, pasi vendi u dogj gjithë verës nga zjarret, Rama doli e tha se Shqipëria do të ngrinte në qiell 2 satelitë, ‘Albania 1 dhe 2’.

Afati i vendosur nga Rama ishte muaji Mars i këtij viti (2022).

Por tenderi për satelitët, dështoi disa herë me radhë.

I fundit është ai i datës 20 qershor, ku asnjë firmë nuk ka bërë ofertë për të sjellë satelitë për Edi Ramën.

Dështimin e ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është anuluar procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve. Kjo sepse siç mësohet nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. 

Image

Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica është shkarkuar nga posti i tij, pikërisht për këto dështimet që Rama nuk i ka pranuar.

Në vend të tij, u emërua një emër mjaft i akuzuar, Geraldina Prodani. Kjo e fundit ka qenë sekretare e ministrisë së Shëndetësisë kur janë dhënë dhjetëra koncesione dhe janë bërë qindra tendera sekretë, shumica prej të cilëve janë nën hetim nga SPAK.

Image

Adrian Kamenica dhe Geraldina Prodani
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco