‘Shqipëria në rrezik’/ Kreu i PD-së tryezë bisede me shoqërinë civile

‘Shqipëria në rrezik’/ Kreu i PD-së tryezë bisede me shoqërinë civile

15:38, 22/06/2022
A+ Aa A-

Vendi është përfshirë nga një valë krimesh dhe trafiku.

Fakti se shteti nuk po bën asgjë për qytetarët do të mbledhë pasditen e sotme në një tryezë, kreun e PD-së, Sali Berisha dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Tryeza e diskutimit është me temën ‘Shqipëria në rrezik’.

 Postimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq,

SHQIPËRIA NË RREZIK !

Ç’duhet të bëjmë?!

Kjo është tema e sotme në bashkëbisedimin e orës 18.00 në Tryezën me Shoqërinë Civile.

Ju ftoj të më ndiqni! #sb

Njoftimi i zyrës së Shtypit së PD-së:

Në orën 18.00 aktivistë të shoqërisë civile do të zhvillojnë tryezë diskutimi me temë ‘Shqipëria në rrezik. Ç’duhet të bëjmë’?

Gjendja ekonomike, falimentimi, shpopullimi dhe problemet e tjera sociale do të jenë temat e diskutimit në të cilën do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Organizatori Altin Goxhaj thotë në prag të nisjes së aktivitetit se, në gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, përballë një diktature totalitare institucionale, të gjitha pushtetet janë totalisht të kapura nga Partia Shtet e Patronazhistëve duke e kthyer Shqipërinë në periudhën më të errët të kohës së komunizmit.

 ‘Ekonomia po fundoset duke kthyer ditët më të errëta të varfërisë së fundit të komunizmit. Sot shqiptarët janë përballë shtypjes dhe represionit qeveritar nga njëra anë dhe pamundësisë për të përballuar nevojat më bazike të jetesës!

Trendi i braktisjes së vendit nga pjesa më aktive e tregut të punës po e zbraz nga dita në ditë territorin e Shqipërisë ndërsa oligarkët e lidhur me pushtetin pasurohen me ritme të frikshme.

Ky bashkëbisedim synon pikërisht bashkimin në një tryezë të përbashkët të shqetësimeve dhe propozimeve të pjesës më aktive të nervit shoqëror, të aktivistëve dhe të kritikëve në zë të gjithë këtyre viteve ndaj së Keqes që po mbyt Shqipërinë, për të shkuar drejt një fronti të bashkuar rezistence kombëtare ndaj kësaj Axhende që po zhbën Shqipërinë!

Në këtë takim nuk do flitet për të analizuar jo thjeshtë gjendjen e Shqipërisë, por për të gjetur rrugën drejt koordinimit konkret të rezistencës qytetare me Opozitën për të frenuar dhe ndaluar të Keqen dhe shpëtuar Shqipërinë!

Ajo që shpresojmë të arrijmë është krijimi një Fronti të Bashkuar të Rezistencës Kombëtare ndaj Axhendës’, thotë Altin Goxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco