Motra e Dumanit me certifikatë sigurie, ish-deputeti: Të shkarkohen Tola dhe ish-sigurimsi Ndreca

Motra e Dumanit me certifikatë sigurie, ish-deputeti: Të shkarkohen Tola dhe ish-sigurimsi Ndreca

15:34, 22/06/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti Myslim Murrizi kërkon shkarkimin e krejt të Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, Dritan Tola dhe zëvendësit të tij, Mark Ndreca.

Këtë të fundit, Murrizi e akuzon si ish-punonjës i sigurimit.

Reagimi i plotë i Myslim Murrizit:

Nuk ka skandal më të madh për një shtet sado pak serioz edhe si ky Shteti ynë kur cenohet hapur siguria Kombëtare.

Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar pajis me certifikatë sigurie të tipit tepër sekret për të patur akses në informacionet e NATO-s, motrën e një killeri serial.

Po te ishte se arrestimi apo zbulimi i vëllait vrasës me pagese do ishte bere pas datës 6 qershor 2022 kur motra e tij është pajisur me këtë certifikate, nuk do te ishte skandal.

Por vëllai është arrestuar ne date 29 mars 2022 dhe çdo dite është lajmi kryesor si i ‘ penduar’ i drejtësisë dhe DSIK pajis me certifikate sigurie te llojit tepër sekret motrën e tij, ky është jo vetëm skandal, por vepër penale për Dorian Tolen dhe sigurimsin Mark Ndreca.

Ne çdo vend ku ligji është funksional, ky skandal shkonte deri ne rrëzimin e qeverise.

DSIK qe për raste shume e shume me te vogla se pasja e vëllait kriminel e vrasës serial me pagese, ka djegur gjyqtare e prokurore, oficere policie me karakter e dinjitet, qe vonon pa asnjë baze ligjore certifikatat e sigurisë se Deputeteve, kur behet fjale për motrën e një elementi ne majën e botes se krimit mbyll sytë dhe ndoshta e urdhëruar nga krimi, lëshon certifikate sigurie qe ne fakt është një certifikate turpi për çiftin Tola-Ndreca.

Sot me shume se gjysma e Deputeteve te komisionit te ligjeve dhe te komisionit te sigurisë akoma nuk janë pajisur me certifikate sigurie sepse radhën e kane familjaret e krimineleve dhe njerëz te botes se krimit

Ky është një rast flagrant ku mender opozita duhet te kërkoj menjëherë ngritjen e një komisioni hetimor për te kontrolluar praktikat dyshuese dhe korruptive te DSIK per lëshimin e certifikatave te sigurisë.

Aq me shume qe Shqipëria është anëtare e NATOS dhe lejimi për te patur akses ne informacionet sekrete te NATOS kapërcejnë kufijtë e rrezikut te sigurisë tone Kombëtare

Ftoj Kryeministrin Rama qe te shkarkoj menjëherë drejtorin de juro te DSIK Dorian Tole dhe drejtorin de fakto te këtij institucioni ish sigurimsin Mark Ndreca, kuptohet nëse vete Rama nuk ka qene spiun i sigurimit dhe Marku apo shokët e tij nuk kane ndonjë material shtrëngues për Ramen.

Ftoj Deputetet e ‘opozitës’ nëse kane sado pak karakter e moral qe menjëherë te depozitojnë kërkesën për komision hetimore sepse është cenuar siguria Kombëtare, e te mos bëjnë teatër për komisione hetimore demagogjike.

Ftoj Deputetet e nderuar te komisionit te ligjeve dhe te komisionit te sigurisë qe te mos heshtin nga servilizmi edhe pse kam bindjen qe jo te gjithë janë servile apo ushtare te partisë.

Pas datës 6 qershor 2022 ky institucion nuk është me ne shërbim te ruajtjes se sigurisë Kombëtare, por një zyre qe shërben me urgjence për boten e krimit qe krimi te ketë akses ne informacionet dhe dokumentet me sekrete te Shtetit.

Nuk di pse mediat vizive qe nuk lëne teme ordinere pa bere emision, heshtin për një skandal qe ne çdo vend Demokratik do te kishte patur pasoja serioze.

Ftoj SPAK-un por jo ish-sigurimsat prokuror ne SPAK qe janë ish-kolegë të sigurimsit Ndreca, që te nisin menjëherë hetimet nëse nuk kanë lidhje apo nuk janë të kapur nga certifikata që DSIK ka lëshuar për ata vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco