Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Pse Rama është kundër samitit të BE-së? Islami: Rama, një gjarpër shumë i sofistikuar

Pse Rama është kundër samitit të BE-së? Islami: Rama, një gjarpër shumë i sofistikuar

15:07, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, për të bojkotuar Samitin e BE-së në Bruksel me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fillimisht bojkoti u propozua publikisht nga Vuçiç dhe më pas u konfirmua nga Edi Rama, i cili u shpreh se nuk kanë çfarë bëjnë në këtë Samit ndërkohë që negociatat nuk do të çelen.

Shqiperia dhe Serbia kanë paralajmëruar se do bojkotojnë samitin e Bashkimit Europian që do mbahet ne daten 23 dhe 24 qershor, në Bruksel. Me nje vendim ne kufinjte e skandalit, që minon rrugen e integrimit te Shqiperise drej Bashkimit Europian, kryeministri Edi rama deklaroi dje se Shqipëria nuk ka çfare te bëjë në Bruksel në një kohë kur negociatat për anëtaresim nuk do te çelen as këtë herë, për shkak të vetos bullgare. 

I ftuar në 'Kafe Shqeto' për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishte Kastriot Islami.

Islami tregoi ndër të tjera se kjo nuk është aspak një surprizë për të, pasi prej shumë vitesh tashmë, Rama po mban Shqipërinë parg tavolinës së BE-së.

“Për mua kjo  nuk është e çuditshme Rama ka 10 vjet që në mënyra të sofistikuara që njerëzit të mos e kuptojnë është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Relaisht Rama e urren Bashkimin Europian se ja ka marrë edhe SHBA edhe BE të gjitha të mirat dhe tani pret të drejtohet nga lindja dhe ka kohë që e bën këtë gjë. Opozita dhe jo vetëm, edhe unë , ka kohë që kemi shkruar disa shkrime se arsyeja e vërtetë e mos hapjes së negociatave eshtë qeverisja e keqe e Ramës që nuk realizon detyrat e shtëpisë.

Rama është një gjarpër shumë i sofistikuar që mundohet që njerëzve dhe ndërkombëtarëve t’ju thotë se unë e dua BE po s'duan këta. Po ta shikosh me vëmendje.. ça ka ndodhur? Ka 10 vjet qe kur ka qenë opozitë... që pengoi hapjen e negociatave me bllokimin e tre ligjeve dhe nuk realizon detyrat e shtëpisë”, u shpreh Islami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco