VIDEO-SYRI TV/ 20 emra të njohur në garë për postin e Avokatit të Popullit

14:05, 22/06/2022
A+ Aa A-

Emra të njohur në fushën e drejtësisë dhe që kanë mbajtur pozicione te larta kanë shpallur kandidaturën e tyre për të qene në pozicionin e Avokatit te Popullit. Janë 20 kandidatë në garë, mera të njohur si Bledar Dervishaj, këshilltari i presidentit Meta, Ilir Rusmajli, ish-ministër i Drejtësisë, apo edhe Sali Shehu, ish-kreu i KLSH. Gjithashtu mes kandidatëve ka edhe jurist të njohur.

Nga SYRI TV

20 emra të njohur, juristësh kanë paraqitur kandidaturën e tyre për të garuar për postin e Avokatit të Popullit.

Mes emrave në garë është sërish Erinda Ballanca, e cila mban aktualisht këtë post. Mes personaliteteve të tjera të njohur është Bledar Dervishaj, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Brikena Ksami, Ish-zëvendës Ministre e Drejtësisë, Ahmet Premçi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Gjithashtu edhe avokatë e jurist te njohur, si Jordan Daci, Ledio Braho, Altin Goxhaj, Boriana Nikolla Juriste apo edhe Olta Aliaj.

Mes emrave që garojnë për të qenë në postin e Avokatit të Popullit është edhe jorida Rustemi psikologe. Evis Fico, ish drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Drita Avdyli, kreu i Dhomës Shqiptare të Ndërmjetësimit, Ermir Kapedani, Komisioner pranë Avokatit të Popullit, Endri Papajorgji janë emra të tjerë që kanë plotësuar dokumentacionin për të marrë pjese ne garën për Avokatin e Popullit.

Ilir Rusjmali ish-ministër i Drejtësisë, apo edhe Lefterie Luzi ish-kryetarja e KQZ, apo edhe Sali Shehu, ish-kreu i KLSH-së janë emra të tjerë të njohur që kërkojnë postin e Avokatit të Popullit.

Besim Ndregjoni ish i përndjekur politik është një tjetër kandidat.

Lista e kandidatëve:

Jordan Daci

Evis Fico

Erinda Ballanca

Bledar Dervishaj

Ahmet Premçi

Endri Papajorgji

Brikena Kasmi

Boriana Nikolla

Altin Goxhaj

Ermir Kapedani

Olta Aliaj

Jorida Rustemi

Drita Avdyli

Ledio Braho

Besim Ndregjoni

Dorian Gjomarkaj

Laureta Roshi

Sali Shehu

Ilirjan Rusmali

Lefterije Luzi

Ndërkohë që Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës mbaroi në muaji maj. Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit.

Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim. Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.

Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli. Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bledar dervishajn ka pranu Rama22/06/2022 18:59

Bled dervishi behet

Shqiptari22/06/2022 15:21

Çudia më e madhe në Shqipëri është që popullit Avokatin e vet ia zgjedh vetë qeveria!! Konflikt më të pastër interesi se sa kaq nuk besoj se ka në këtë botë!! Po pse të mos zgjidhet Avokati Popullit me REFERENDUM nga vetë POPULLI? Prandaj të jeni 100% të sigurtë që përsëri do të emërohet nga Edvin Rama si Avokat i Popullit që duam, Erinda Ballanca!! Kështu që ju kandidatët e tjerë as mos e rruani fare.

Togo22/06/2022 15:07

Zgjidhet ilir rusmaijli

Shto koment

Denonco