Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Berisha-mediave: Duhet reagim! Soros është rrezik serioz për sigurinë tonë

Berisha-mediave: Duhet reagim! Soros është rrezik serioz për sigurinë tonë

13:14, 22/06/2022
A+ Aa A-

Në konferencën 'Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane', kryetari demokrat, Sali Berisha, kishte një mesazh sidomos për analistët dhe gazetarët.

“Një qëllim madhor i këtij takimi është edhe një farë thirrje për një mea-culpa të opozitës, të inteligjencës shqiptare dhe të medieve. Unë e konsideroj të domosdoshme këtë. Nuk ndjek ndonjë proces me më vëmendje dhe interes se këtë proces.

Por një keqardhje e kam të madhe, se ky proces nuk është një debat në Shqipëri. Ju jeni dëshmitarë. Studiot televizive as të nesërmen e refuzimit të vendimit apo të përcaktimit të kushteve, nuk e kishin për të lehtë që t’ia përkushtonin debatet. 

Ose reagimi i intelektualëve, reagimi i politikanëve, nuk ka qenë kurrë në nivelin e duhur. Në Tbilis u derdhën në rrugë qytetarët, ndërsa ne që kemi një kohë më të gjatë në këtë proces, por këto tetë vite procesi ndaloi. Ndaj kemi shumë arsye që të bëjmë gjithçka për ta mbajtur vazhdimisht në skenë këtë çështje. Si një përparësi madhore reale, me rëndësi jetike për ne. Shihni si u trajtua procesi nga Edi Rama, por kemi përfunduar realisht në krahun tjetër të historisë,” tha Berisha.

“Unë kam shumë vlerësim për analistë dhe gazetarë. Por cili është shqiptari që ka lexuar një nen të këtij traktati për Ballkanin e Hapur. Po si ka mundësi që të delegosh logjikën dhe besimin te njeriu që për çdo fjalë thotë një gënjeshtër.

Por si ka mundësi që të mos kërkohet, kur themeluesi i Ballkanit të Hapur, Aleksandër Vuçiç deklaroi në Novisad se ka 720 faqe traktat. I mbajnë sekret se i tëri është serbomadhi. Fund e krye. Dhe ky na thotë qartë sot se mes Ballkanit të Berlinit dhe Ballkanit të Beogradit, unë zgjedh Ballkanin e Beogradit. Këtë domethënie ka. Tre ditë më parë, kërcënoi me luftë.

Ky Ballkan na duhet për të shmangur luftën. Pra, sipas tij, ose nënshtrim ndaj Serbisë dhe Rusisë, ose ato do ndezin luftën. Por ne jemi vend anëtar i NATO-s. Ne e kemi zgjidhur në mënyrën më përfundimtare çështjen e sigurisë. Kjo e bën edhe më imperative reagimin tonë. Unë jam dakord që duhet të jenë shumë fort, por shpreh nderimin për gjeorgjianët që kanë mbushur sheshet. Ne duhet të reagojmë në shumë forma.

Por të mos harrojmë se një takim i Ballkanit të Hapur në Tiranë, do ishte një goditje shumë e rëndë për kombin shqiptar. Ndaj unë e thashë se me deklaratat e tij, ai nuk e meritonte të kthehej në aeroport”.

“Aleksis Soros e mbështeti Ballkanin e Hapur. Ai është i pranishëm në çdo takim të kryeministrave. Çfarë dua të them me këtë? Soros përbën rrezik serioz për sigurinë tonë. Aq sa përbën projekti që ai mbështet.

Tirani global i fjalës së lirë sot është Soros. Ju dhashë një shembull. Tre analistë të shkëlqyer, që i nderoj shumë, pas deklaratës së Lavrovit, Ed Jozef, Bugajski dhe Server, u vërsulën me analiza të shkëlqyera kundër Ballkanit të Hapur.

Por asnjë fjalë kundër Sorosit nuk e thanë. Sepse ai është tirani i fjalës së lirë.

Nëse injorohet ky faktor, dora e tij do bëhet edhe më e gjatë. Kjo është dora e tij. Sepse SHBA-të nuk favorizojnë projekte ruso-serbe në rajon.

Ndaj ju ftoj ta vazhdojmë këtë betejë, sepse është betejë jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco