Berisha: Të hapen negociatat me BE, shpresojmë në një vendim pozitiv

Berisha: Të hapen negociatat me BE, shpresojmë në një vendim pozitiv

13:10, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje në konferencën e sotme, që të hapen negociatat me Shqipërinë.

“Qëllimi kryesor i thirrjes së këtij takimi nga zoti Spaho ka qenë një thirrje që duhej t’i drejtonim BE-së për hapjen e negociatave.

Kur ishte vendosur thirrja e takimit, nuk kishin ndodhur këto probleme që u shfaqën dje dhe pardje.

Duhet të jemi konsekuentë dhe të bëjmë thirrje për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Se cila është gjendja e Shqipërisë sot, nuk kemi çfarë të shtojmë përveç atyre që liston rezoluta e BE-së.

Por hapja e negociatave është një mënyrë për të ndikuar më fuqishëm në arritjen e tyre. Në këtë kontekst, duke përshëndetur Bullgarinë dhe vendimin për të hequr veton, le të urojmë dhe shpresojmë që në samitin e nesërm, të merret ai vendim që presin të gjithë shqiptarët,” tha Berisha.

“Hapjen e negociatave duhet ta konsiderojmë si një hap që shton detyrimet ndaj nesh.

U shkatërruan standardet më kryesore, zgjedhjet. Problemet kryesore pse nuk janë hapur negociatat janë zgjedhjet dhe krimi.

Dje lexoja që mafia shqiptare del e para në Europë për kokainën. Më kujtohet viti 2005 kur shkoja në Bruksel. Atje gjeja një sallë të akullt, sepse mafian shqiptare e konsideronin më të rrezikshmen në Europë.

Unë ju them me përgjegjësi se Macron e kishte kundërshtimin e tij dy vite më parë për shkak të krimit të frikshëm shqiptar,” vijoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco